Çfarë është dashuria?! Një pranverë pa fund apo një vjeshtë pa mbarim? Këtë, do ta zgjidhni ju pasi të shihni historinë e Gerit i cili pas një kohe të gjatë, i lodhur nga bashkëjetesa kthehet në Tiranë ku gjithë nostalgji pret të gjejë shokët e fëmijërisë dhe gjithçka tjetër brenda këtij qyteti që dikur la.
Filmi i ri me regji të Dionis Papadhimitri vjen sot (19 dhjetor) në të gjitha kinematë e kryeqytetit! Kasti i aktorëve; Olta Gixhari, Rozi Kostani, Gent Hazizi, Gentian Zenelaj, Herion Mustafaraj e shumë të tjerë vishen nën petkun e personazheve dinamikë që pasqyrojnë transformimin e shoqërisë, historitë e dashurisë e aventurat e ndodhura në Tiranën tonë jo dhe aq të vogël.
Në qendër të historisë janë katër shokë fëmijërie që ritakohen në një kryeqytet tashmë të ndryshuar. "Love" është një film i ndërtuar në të tashmen dhe përmes situatave komike na tregon çfarë shpesh, të gjithë si shoqëri e kemi të vështirë për ta pranuar...