Instagramming

Valdrin Sahiti për Elvana Gjatën:'Të kërkoj falje që besova se në Shqipëri mund të triumfojë merita'

Shkruar nga Anabel

23 Dhjetor 2019

Valdrin Sahiti për Elvana Gjatën:'Të kërkoj falje

Pas Alketës, e cila përmes një deklarate publike në Instagram, i kërkoi ndjesë publikut (dhe rrjedhimisht Elvanës) që nuk fitoi kënga që njerëzit donin, reagon Valdrin Sahiti.

Dizajneri i njohur, që gjithashtu është një prej miqve më të mirë të Elvanës, ka postuar në llogarinë e tij të Instagram-it, foto të saj, përmes të cilave i kërkon ndjesë që këmbënguli për pjesëmarrjen e Elvana Gjatës në "Festivalin e Këngës".

Valdrin Sahiti për Elvana Gjatën:'Të kërkoj falje

"Nuk po shkruaj vetëm si mik i Elvanës, sepse tashmë dihet sa krenar jam, por edhe si bashkëpunëtor prej shumë vitesh. Elvana bashkë me stafin pranuan ftesën dhe hynë në festival sepse mësuan që do të kishte një juri të huaj që bazonte vlerësimin në meritë. Elvana, të kërkoj falje që insistova, unë doja sepse besova që me një juri të huaj nuk do kishte idiotësi, skema, strategji të momentit të fundit por vetem emocion si ato që ju dhurove të gjithëve. Elvana, Eurovizioni të dha 18 pikë!!! Të dhanë vlerësimin maksimal tre të huaj, që të shihnin për herë të parë, por kuptuan menjëherë se ke yllin në ballë.

Të tre të pëzgjedhur për këtë produkt, gjykuan se ti dhe kënga jote ishit zgjedhja më e mirë për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion. Kurse nga juria shqiptare, që siç shihet, Mikaela Minga kishte CV shumë të gjatë, por shumë pak gjak dhe askund lidhje me muzikën moderne të dha vetëm dy pikë. Dy pikë që nuk justifikojnë karrierën 15 vjeçare, popullaritetin, mundin, performancën dhe gjithçka çfarë ti ke dhënë e jep në skenë. Zonjën në fjalë e futën në fund, e  i treguan sa pikë t'i japi (presim prononcimin e saj ).

Valdrin Sahiti për Elvana Gjatën:'Të kërkoj falje

Por tani mbaroi dhe unë të kërkoj falje që padashje besova se në Shqipëri mund të triumfojë merita. Shqipëria ka nevoje të nxjerrë në pension “komunistët” e fundit që përgatisin njerëz vetëm për t'i ulur te juritë e spektakleve të tyre. Nuk e kuptuan as kur panë se ishe më e dëgjuara kudo dhe as kur salla u ngrit në këmbë dhe këndonte bashkë me ty. Besoj se këtej e tutje do përjetojnë ankthe me çdo gjë që do prodhojnë, pasi kurrë më nuk do të arrijnë shikueshmërinë që Elvana ju solli me vete. Sepse ajo vajzë për aq vite sa e njoh, vetëm jep, ndryshe nga të tjerë që duan vetëm të marrin. Ela të kërkoj dhe njëherë tjetër falje dhe e di që ti tani je rrugës për në Amerikë dhe do vazhdosh të mbushësh plot emocion dhe se ke një rrugë të gjatë TE MERITUAR përpara. Të dua shumë!"- shkruan Sahiti.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VALDRIN SAHITI (@valdrinsahitiii) on

Ndër të tjera, dizajneri i famshëm bën me dijeni mediat dhe publikun se deri në momentin e fundit, i është thënë se juria e përzgjedhur është vetëm e huaj, ndryshe nga ç'rezultoi në përfundim të spektaklit. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by | EUROShqip | (@euroshqip) on

Siç mund ta shihni, Christer Bjorkman, këngëtar dhe producent televiziv, Dimitris Kontopoulos, kompozitor i njohur grek prej 20 vitesh dhe Felix Bergsson me gradë shkencore në praktikat e teatrit të avancuar, kanë votuar “Me tana” me 18 pikë, pra me pikët maksimale. “Shaj” është votuar përkatësisht me 10, 13 dhe 13 pikë nga juria e huaj. E vetmja që i ka dhënë Arilenës pikët maksimale është Rita Petro, ndërsa Minga e ka cilësuar si vendin e dytë, pra me 13 pikë.