Përditësim 23/12/2019 19:08:23: Shkurtimisht pas botimit të këtij artikulli, as Alketa nuk e ndjek më në Instagram Arilenën.
Nëse ju ra në sy postimi i Alketa Vejsiut në lidhje me fituesin e “Festivalit të Këngës” – ku kërkoi falje për mungesën e meritokracisë – i ra në sy edhe Arilena Arës, përfaqësueses së Shqipërisë në Eurovision.
Dje, Arilena dhe Alketa ndiqeshin në Instagram, ndërsa sot, Arilena nuk e ndjek më moderatoren. Ndërsa Alketa nuk ka bërë asnjë veprim.
Fitorja e Arilenës u has menjëherë me polemika. Burime të brendshme për Anabel.al konfirmojnë se juria shqiptare u shtua në minutën e fundit për t’i dhënë përparësi Arilenës. Si pasojë e këtij veprimi, Vejsiu dhe Grabocka debatuan ashpër në lidhje me strategjinë për të çuar në Eurovision një këngë që nuk ishte e preferuara e publikut dhe mesa duket as e jurisë. Një sërë personazhesh të njohur gjithashtu u surprizuan nga fitorja e Arilenës dhe nga mënyra si u arrit kjo fitore.
- A e fundosi Mikaela Minga qëllimisht Elvanën? Matematika jonë thotë po
- Alketa Vejsiu i kërkon ndjesë publikut për Elvana Gjatën: 'Më falni nëse ju zhgënjeva!'
- Publikohen votat e jurisë: Fitorja e pamerituar e Arilenës
- Vendi i parë vs Vendi i dytë: Si reaguan VIP-at shqiptarë për ‘Festivalin e Këngës’
- Arilena Ara do të na përfaqësojë në Eurovizion! Këngëtarja fiton 'Festivalin e Këngës'