Muzika

Krejt papritur, fshihen të gjitha këngët e Festivalit nga YouTube i RTSH-së

Shkruar nga Anabel

24 Dhjetor 2019

Krejt papritur, fshihen të gjitha këngët e Festivalit nga YouTube

Playlista e krijuar për të gjithë konkurrentët e “Festivalit të Këngës” në kanalin e RTSH-së në YouTube nuk përmban më asnjë këngë.

Krejt papritur, fshihen të gjitha këngët e Festivalit nga YouTube

Siç mund ta shihni në vijim, lista e krijuar posaçërisht për këngët e këtij edicioni është bosh. Një pjesë e këngëve janë fshirë sepse rezultojnë si [Deleted Video], ndësa disa të tjera janë bërë private [Private Video].

Krejt papritur, fshihen të gjitha këngët e Festivalit nga YouTube

Krejt papritur, fshihen të gjitha këngët e Festivalit nga YouTube

Është ende e paqartë arsyeja pse RTSH zgjodhi të fshinte playlistën me më shumë klikime në historinë e saj, e cila theu rekord me “Me Tana”, duke arritur në më shumë se 3.5 milionë klikime brenda një kohe të shkurtër.

Krejt papritur, fshihen të gjitha këngët e Festivalit nga YouTube
Screenshot i datës 15 DHJETOR, 2019

Deri tani, nuk ka ende një reagim nga Radio Televizioni Shqiptar, përgjegjës për këngët në YouTube. Anabel.al u përpoq të kontaktonte me RTSH-në dhe artikullin e përditësuar e lexoni këtu.