Original

Momenti t’ju themi sekretin që ju kemi mbajtur gjithë këtë kohë

Shkruar nga Anabel

26 Dhjetor 2019

Momenti t’ju themi sekretin që ju kemi mbajtur gjithë

Jeta nuk është e drejtë. Ca gjëra do t’i merrni vesh me vonesë, ca gjëra s’do t’i merrni vesh kurrë. Për fat të mirë, TOSKANI Cosmetics nuk hyn tek asnjëra nga këto kategori, sepse për ta do të informoheni pikërisht në kohën e duhur. 

Meqë po flisnim për kohën, TOSKANI Cosmetics e pati pikënisjen në vitin 1982, si kompania e parë që prodhonte produkte farmaceutike në Spanjë dhe që me inovacion, u shërbente nevojave të klientëve. 12 vite më vonë, u krijua brandi për të cilin po flasim sot, i cili mban të shenjtë shkencën, cilësinë dhe progresin. Përveç historikut të pasur, trashëgimit brez pas brezi dhe parimeve të forta, TOSKANI është një gjigant i pamohueshëm sidomos sepse prodhon produkte farmaceutike dhe jo kozmetike siç gjenden shpesh në treg. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Toskani Cosmetics - We care® (@toskani.albania) on

Me kalimin e viteve, TOSKANI u shndërrua në një fuqi botërore duke u përhapur në më shumë se 60 vende të botës. Prej dy muajsh, produktet e tyre gjenden edhe në Shqipëri, që është shteti i 66 ku TOSKANI është prezent. Më shumë se 10 mijë qendra bukurie në botë përdorin TOSKANI dhe në kohën që ju desh për të lexuar këtë artikull, u shitën dy produkte. Për 60 sekonda do të shitet një tjetër. Çdo minutë, dikush, diku, blen një produkt TOSKANI.

Kjo kompani ka gamë aq të gjerë produktesh, sa zor se mund të gjeni diçka që mungon. TOSKANI ofron gjithçka, duke nisur që nga produktet bazë të higjienës si larësi, scrub-i a toniku i fytyrës sipas llojeve të lëkurave, solucionet peeling për problematika të ndryshme e deri tek ampulat dhe kokteilet që lejojnë krijimin e një trajtimi të përsonalizuar për çdo klient. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Toskani Cosmetics - We care® (@toskani.albania) on

Ampulat që sapo përmendëm janë vlerësuar nga Pure Beauty Global Awards, të cilët prej 18 vitesh shpallin produktet më të mira të bukurisë nga 30 shtete në 31 kategori. Ampula Anti-Ageing + HA nga TOSKANI fitoi çmimin Best New Anti-Ageing Product gjatë ceremonisë së vitit 2019 të Pure Beauty Global Awards. Përmes acidit hialuronik, kjo ampulë trajton intensivisht lëkurën dhe lufton shenjat e viteve. Ndërsa Radiance Ampoule, që fitoi çmimin e argjendtë në kategorinë Best New Skin Care Product, zbeh shenjat e errëta në lëkurë dhe unifikoningjyrën e saj.

Momenti t’ju themi sekretin që ju kemi mbajtur gjithë

Momenti t’ju themi sekretin që ju kemi mbajtur gjithë

TOSKANI krenohet veçanërisht me personalizimin e trajtimeve si Mesoterapia. Mesoterapia, që është trajtimi më në zë i momentit, konsiston në injektimin e vitaminave specifike në mesodermë me qëllim rigjenerimin e lëkurës, hidratimin intensiv, kthimin e elasticitetit, tonusit dhe shkëlqimit. Çelësi i një mesoterapie të suksesshme ështe kokteili i personalizuar që targeton çdo problematikë. Me kokteilet dhe monodozat e TOSKANI Cosmetics mund të krijoni një trajtim posaçërisht për ju, që në të kundërt nuk arrihet lehtësisht. 

Gjithashtu, klientët besnikë të TOSKANI Cosmetics çmojnë Spot Out Kit, një përbërje produktesh falë të cilëve depigmentimi dhe eleminimi i njollave të lëkurës, sado te vjetra qofshin ato, është i padiskutueshëm; dhe linjën Antipollution, tërësisht inovatore që mbron lëkurën nga jeta urbane, ndotja e ajrit, rrezet UVA, UVB, infrared dhe dritat blu te ekraneve elektronikë. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Toskani Cosmetics - We care® (@toskani.albania) on

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Toskani Cosmetics - We care® (@toskani.albania) on

Me gjithë produktet që janë në treg, është e vështirë të gjesh menjëherë atë që të nevojitet dhe jep efektet e dëshiruara. Ama, me TOSKANI Cosmetics do të bini në dashuri me përdorim të parë. Produktet e tyre i gjeni në farmaci dhe në klinika mjekësore. Kontaktoni në 0692020143 dhe ndiqni faqen e tyre të Instagramit