TV Mania

RTSH zgjidh problemin me këngët e festivalit, por humbet miliona klikime

Shkruar nga Anabel

28 Dhjetor 2019

RTSH zgjidh problemin me këngët e festivalit, por humbet miliona

“[Kemi] një problem teknik. Kjo situatë do të jetë e përkohshme dhe e gjithë lista e këngëve do të shfaqet sërish në playlist, pasi problemi të zgjidhet,” tha RTSH për Anabel.al, fill pasi u fshinë nga kanali i YouTube-it të gjitha këngët e “Festivalit të Këngës”. Mirëpo duket se problemi teknik nuk është zgjidhur, pasi këngët, të cilat rezultonin si “private” dhe “deleted” (e fshirë) janë rihedhur nga fillimi.

RTSH zgjidh problemin me këngët e festivalit, por humbet miliona

Për momentin (e shtunë, 10:35), klikimet variojnë nga 13 views (Genc & Nadia Tukiçi – Ju flet Tirana) në 476 (Elvana Gjata – Me tana), shifra të pallogaritshme në krahasim me klikimet që thyen rekord në historinë e Radio Televizionit Shqiptar në YouTube. Më shumë se 4 milionë numëronte “Me tana”, 1 milion “Eja merre” e Era Rusit dhe diku te 800 mijë “Shaj” e Arilena Arës.