Në videon përmbledhëse të asaj çfarë do të ndodhë sot në "Shiko kush Luan", një prej të ftuarit është Bes Kallaku. Një moment, aktori i humorit dëgjohet të thotë: " Ermali bën për biznes, unë bëj komedi. Për ballkon mund të bëjë Enca, për profesionalizëm mund të bëjë Bleona."
Kujtojmë se Enca është një prej aktoreve të komedisë së re të Ermal Mamaqit, "I love Tropoja", ndërsa Bleona ishte pjesë e "Falco", film i publikuar pak kohë më parë nga Kallaku.
Vieë this post on Instagram
Edhe pse nuk dihet cila ishte pyetja e drejtuar apo si e vazhdon Bes Kallaku përgjigjen e tij, Enca është ndjerë e zhgënjyer dhe ka reaguar përmes disa Instastory-ve.
"Dy gjëra që unë urrej më shumë në botë është padrejtësia dhe hipokrizia. Spuntoja për këtë video, është pikërisht ky lajm që ma dërguan miqtë e mi. Në radhë të parë, ndoshta jam shumë naive që e mendoj këtë gjë, por mua personalisht ashtu siç do shqiptari duhet t'i bëhet qejfi që kinematografia shqiptare po zhvillohet. Detyra jonë si shqiptarë dhe si artistë është të mbështesim punët e njëri tjetrit. Në radhë të dytë, ndoshta Bes Kallaku ka harruar që përpara disa muajsh ishte ai i cili më kërkoi të luaja rolin kryesor në filmin e tij. Megjithatë, mua m'u desh ta refuzoja kërkesën e tij sepse nuk do të bënte sens as për mua as për projektet që të kisha rol protagonist tek të dyja.
Vieë this post on Instagram
Dhe pikërisht, pak ditë më vonë, Bes Kallaku shprehet në një emision që Enca ka ballkonin ndërsa X ka profesionalizmin? Pra, i dashur Besi, cila ishte arsyeja që ma ofrove ti këtë rol kryesor për filmin tënd? Sepse isha jo profesioniste? Apo sepse të duhej një ballkon, gjë e cila për mua nuk ka kuptim sepse e ke një ballkon në shtëpi." - dëgjohet të thotë Enca.
Këngëtarja vijon duke shprehur zhgënjimin që ndjen kur një koleg e mbi të gjitha artist, shprehet në mënyrën më seksiste të mundshme.
"Jam shumë e zhgënjyer si kolege, por mërzitja ime tjetër ishte seksualizimi i një femre nga ana e tij, mbi të gjitha për një kolege, e mbi të gjitha kur vjen nga një person që është baba, bashkëshort e bir i një femre. Ne nuk kemi punuar asnjëherë bashkë, ti nuk e njeh profesionalizmin tim. Jam e sigurt që nuk do e kesh më mundësinë të punojmë bashkë."- e mbyll këngëtarja duke thënë se është shumë krenare të ishte pjesë e komedisë "I Love Tropoja", realizim i Ermal Mamaqit, të cilën e quan si "komedia më e mirë shqiptare".