Instagramming

Ermal Mamaqi sërish për Besin: ‘Unë prisja nga ty mbështetje’

Shkruar nga Anabel

30 Dhjetor 2019

Ermal Mamaqi sërish për Besin: ‘Unë prisja nga ty

Përplasja Bes Kallaku – Ermal Mamaqi vazhdon ende, këtë herë me tone pak më të zbutura. Ermal Mamaqi, në një foto ku shfaqet me Besin vite më parë, shkruan gjerë e gjatë:

“Po të sqaroj mik.

E vërtetë që në njoftove për diçka të tillë, por jo tamam siç ishte komenti ironik për filmin, për shitjet, për Kanën dhe Kamzën dhe mbi të gjjitha nuk më the asgjë për Encën.

Nëse ka qenë diçka e pamenduar ose e nxitur nga moderatorët (që atë punë kanë), mund ta kishe hequr në montazh meqë kjo është xhiruar para dy javësh (të gjithë e dimë si bëhet).

Dhe mbasi doli emisioni në Tv dhe mbasi të gjithë mediat e interpretuan në një mënyrë të kundërt [me atë që] ke dashur të transmetosh, prisja që ti të bëjë një sqarim dhe të mos i lije njerëzit të perforconin diçka që nuk ishte e qëllimshme.

Postove mesazhet me Encën. Kur kërkon ndjesë, dmth ke bërë diçka jo korrekte. Dhe mendoj që ndjesa për Encën duhet të ishte publike ashtu siç ishte emisioni i Luanës dhe jo private e mbas reagimit të saj.

Do të ishte mirë të flisje ti dhe të sqaroje gjërat, por meqë nuk e bëre, unë s’mund të rrija pa folur mbas gjithë lajmeve “Besi sulmon Ermalin”,

Nuk të thashë asgjë të keqe, vetëm sqarova atë që ti ndoshta nuk ke dashur të thuash. Që biznesi nuk është gjë e keqe. Se edhe ti nuk e dhe për bamirësi filmin, dmth ke bërë biznes.

Jam në bordin e ‘Fundjavë Ndryshe’ që në ditën e parë të themelimit të saj dhe jam bërë pjesë e ndihmave të vazhdueshme për familjet në nevojë që para gjashtë viteve dhe pa pasur tërmete. Po kjo nuk ka lidhje me këtë bisedë...

Uroj të mos vazhdojmë më me këtë lojë që na sjell trishtim, se lam nam, u bëmë si rrepista ose parti politike.

Mua më erdhi keq njësoj dhe aq shumë sa do të të vinte ty nëse unë do të bëja të njëjtën gjë për një punë tënden ose ndonjë aktore të filmit tënd.

Unë prisja nga ty mbështetje dhe fjalë të mira.

Ne duhet ta mbështesim njëri-tjetrin dhe ta mbrojmë nga “profesionistët ziliqarë” që bëjnë filma që i shohin vetëm vetë dhe na sulmojnë me argumentin se ne nuk bëjmë art, komedi, por bëjmë biznes.

Sepse ti po bën atë që bëj dhe unë, filmin e pavarur. Atë që i duhet publikut të kinemasë shqiptare.

Sa erdha nga Amerika, puna e parë shkova pashë filmin tënd. Të kam mbështetur me shpërndarje traileri, posteri dhe shumë lajme në Xing.al. Do vazhdoj të të mbështes gjithmonë si mik i vjetër për punën tënde. Ke një zemër të mirë dhe mendje të bukur prandaj mos e prish me momente dobësie ose batuta të momentit.

Vlerësoj dhe kënaqem për çdo arritje tënden profesionale dhe familjare.

Uroj sukses dhe bekime familjarisht."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on