Instagramming

Rezart Veleshnja i përgjigjet ngacmimit të Besit: ‘Ku m’i pe çorapet e grisura’

Shkruar nga Anabel

30 Dhjetor 2019

Rezart Veleshnja i përgjigjet ngacmimit të Besit: ‘Ku m’i

Energjia mes Bes Kallakut dhe Rezart Veleshnjës gjatë “Shiko kush luan” ishte minimumi kaotike. Dyshja u ngacmua disa herë, ku më e rëndësishmja ishte ajo në lidhje me filmin e Ermal Mamaqit, “Dy gisht mjaltë.” Në një fragment tjetër, ku Besi shtiret si politikan në fushatë, ai i premton elektoratit që në asnjë shtëpi s’do të ketë çorape të grisura si ato që i pa Rezit qëparë.

Në transmetim, Rezi i përgjigjet që s’janë të grisura, por me vrima. I tillë është modeli. Teksa Besi vijon me fjalimin e tij, Rezi lufton me këpucën dhe insiston të vërtetojë se çorapet janë me vrima dhe jo të grisura.

Rezart Veleshnja i përgjigjet ngacmimit të Besit: ‘Ku m’i

Në një postim të Ermal Mamaqit ku ai flet për konfliktin me Bes Kallakun, Veleshnja la komentin e mëposhtëm.

“Gjithsecili ka konceptin dhe arsyetimin e vet. Mesa duket, Besit s’i ka ecur filmi mirë dhe ka filluar të merret me njerëzit. Megjithatë unë kam hallin tim. O Bes, ku m’i pe çorapet e grisura, jam kurioz? Mesa duket të paska marrë malli për fëmijërinë.”

Rezart Veleshnja i përgjigjet ngacmimit të Besit: ‘Ku m’i

Anabel nuk arriti të gjejë komentin në postim. Fotoja është ruajtur nga Xing.al.