Showbiz dhe TV

‘Ajo është e keqe’: Soni Malaj reagon ashpër pas deklaratës së Butrintit

Shkruar nga Anabel

2 Janar 2020

‘Ajo është e keqe’: Soni Malaj reagon ashpër pas

Çfarë ndodhi?

Gjatë një loje në “Shiko kush luan”, Butrinti u pyet se me cilën vajzë të showbiz-it shqiptar do të krijonte një çift perfekt.

Po, edhe?

Butrinti e pati të vështirë të permendte një emër, a thua se do të kishte ndonjë rëndësi të madhe. Ishte thjesht lojë.

Qartë. Edhe?

Ylli Limani, si për ta ndihmuar, i propozoi të thoshte emrin e Soni Malajt.

Po të pyes për të disatën herë, edhe ç’ndodhi më pas? A mund të dalësh te Soni të lutem.

Shkurtimisht, Butrinti u shpreh: “A je tu u tall ti? Ajo e keqe është.” Shtojmë se Ylli Limani nuk e deshte veten dhe gati sa s’i ra pika në studio. Soni ndërkohë nuk e priti mirë deklaratën e Butrintit dhe reagoi në Instagram.

Po këtu pra më dil. Çfarë tha?

“Jo kushdo që mban emrin ‘Butrint’ ka kulturën dhe artin e qytetit antik. ‘Butrintërit’ e tjerë mund të jenë shumë mirë ndonjë markë tapash veshësh.”

Po marr disa kokoshka. Vazhdo.

Ah, kaq kishim. Nuk dimë se ç'nënkupton Butrinti me "e keqe", por ndoshta kjo videoja e mëposhtme mund t'ju lehtësojë punë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @vipscreen on