Viti për ju do të fillojë i qetë dhe do të jeni në gjendje të përqëndroheni te axhenda, pa u shpërqëndruar shumë. Keni një lidhje të fortë me çështjet konfidenciale, ndaj mund të punoni me një projekt sekret, të cilin do ta mbani larg syve të të tjerëve. Do të tregoheni të kujdesshëm që të mos tregoni shumë të dhëna.
Shtëpia juaj e dymbëdhjetë rregullon sekretet, por edhe shëndetin mendor dhe fizik. Kjo është koha ideale për një vizitë te psikologu nëse po përballeni me një situatë që ju shqetëson.
Ka të ngjarë që të merreni me çështjet mjekësore më tepër se zakonisht, qoftë për veten, qoftë duke shoqëruar një anëtar të familjes për mjekim.
Eklipsi i 10 janarit mund të sjellë ndryshime në zyrë. Ndryshimet do të jenë të papritura. Në të njëjtën kohë, një projekt i rëndësishëm do të përfundojë.
Hëna e re në 24 janar do të jetë një dhurata e universit për ditëlindje. Kjo Hënë do t’ju japë një ndjenjë të fortë kontrolli. Do të jeni më optimistë dhe më të fuqishëm.
Urani, planeti i të papriturave, do të sjellë disa të papritura që do të lidhen me shtëpinë dhe ndonjë anëtar të familjes. Do të jeni të gatshëm për t’u gjendur në kohën e duhur, në vendin e duhur.
Gjithashtu gjatë kësaj periudhe mund të ndiheni të lodhur nga një situatë, të gatshëm për t’u shkëputur ose rebeluar. Nëse jeni gati, jepini.
Afërdita hyri në Ujor më 20 dhjetor, duke ju bërë të parezistueshëm dhe do të qëndrojë aty deri më 13 janar. Pra, koha ideale për t’u njohur me dikë është tani.
Lajme të mira vijnë nga Saturni. Projektet dhe marrëdhëniet do të kenë një përparim të mirë. Mjedisi i punës dhe jo vetëm do të jetë i këndshëm.
Gjëra emocionuese po ndodhin në jetën tuaj dhe kjo periudhë ka të bëjë më së shumti me miqtë dhe kontaktet e reja. Do ta konsideroni janarin një muaj të rëndësishëm për t’u njohur me njerëz të rinj. Mund ta gjeni veten në evente bamirësie, organizata humanitare ose grupime politike.
Nëse jeni të vetëpunësuar, shtëpia e njëmbëdhjetë lidhet me fitimet dhe përpjekjet për të ardhura të shumta. Në këtë fushë, priten lajme të mira.
Eklipsi hënor i Hënës së plotë të 10 janarit do të nxjerrë në pah dashurinë. Mund të jetë koha që të vendosni nëse dëshironi ta vazhdoni lidhjen me partnerin/en. Nëse miqtë ju thonë vazhdimisht që të ndaheni, mbase duhet ta merrni parasysh pse po insistojnë kaq shumë. Nga ana tjetër, miqtë mund të jenë edhe mbështetës të bashkimit tuaj.
Hëna e plotë do të përqëndrohet te shtatzënia ose te fëmija që keni tashmë. Mund të dëshironi më shumë shumë vogëlushë. Nëse keni fëmijë, ka të ngjarë që të dëgjoni një lajm të rëndësishëm prej tyre.
Saturni dhe Plutoni do ta kundërshtojnë këtë Hënë të plotë duke sugjeruar që të merrni më shumë kohë përsa i përket vendimeve të rëndësishme. Megjithatë dukeni të gatshëm përsa i përket përparimit të marrëdhënieve romantike.
Nga 3 janari deri më 16 shkurt, Marsi do të qarkullojë në shtëpinë e dhjetë të nderimeve, çmimeve, arritjeve profesionale dhe duket si koha e përkryer e vitit që të vlerësoheni maksimalisht.
Duket se gjërat e mira po ju trokasin në derë.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.