Celebrity

Pa e marrë vesh askush, aktorja 47 vjeçare bëhet nënë për herë të parë!

Shkruar nga Anabel

4 Janar 2020

Pa e marrë vesh askush, aktorja 47 vjeçare bëhet nënë

Cameron Diaz, në shumicën e kohës zgjedh të rrijë larg qendrës së vëmendjes, por pak orë më parë, ndau me fansat lajmin më të rëndësishëm të jetës! Ardhjen e një bebushi!

Pa e marrë vesh askush, aktorja 47 vjeçare bëhet nënë

Aktorja dhe bashkëshorti i saj, kitaristi Benji Madden janë bërë për herë të parë prindër të një vajze. Edhe pse çifti nuk ka postuar (dhe s'ka ndërmend të postojë) foto të vogëlushes, Diaz zgjodhi t'i urojë ndjekësit për dekadën e re përmes këtij lajmi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cameron Diaz (@camerondiaz) on

"Ne jemi shumë të lumtur, të bekuar dhe mirënjohës që e nisim këtë dekadë duke ju njoftuar për lindjen e vajzës sonë, Raddix Madden. Ajo na i ka vjedhur zemrat që tani dhe ka kompletuar familjen tonë. Edhe pse jemi super të emocionuar ta ndajmë këtë lajm me ju, ndjejmë një instikt të fortë për të mbrojtur privatësinë e të voglës sonë. Kështu që nuk kemi ndërmend të postojmë foto të saj apo të japim detaje të tjera, veçse t'ju themi që është shumë e lezetshme."- shkruan Cameron.

Pa e marrë vesh askush, aktorja 47 vjeçare bëhet nënë

Gjatë gjithë karrierës së saj, Cameron ka qenë diskrete. Në gusht të vitit që shkoi, ajo u shpreh për InStyle se e shijon shumë faktin që askush nuk di gjë për planet dhe përditshmërinë e saj.