Celebrity

Meghan Markle nënshkruan kontratë me Disney, por s’është ashtu si duket

Shkruar nga Anabel

11 Janar 2020

Meghan Markle nënshkruan kontratë me Disney, por

Pasi Harry dhe Meghan njoftuan se do të tërhiqen nga rolet e tyre si anëtarë të familjes mbretërore dhe se do të punojnë për të qenë të pavarur financiarisht, të gjithë u bënë kureshtarë për hapin e radhës së çiftit.

Sot, u zbulua se Meghan ka nënshkruar një kontratë me Disney për të dubluar një ose disa projekte të tyret. Por dukesha s’do të fitojë asgjë nga ky bashkëpunim. Gjithë fitimet do të shkojnë për Elephants Without Borders, një organizatë që gjurmon dhe mbron kafshët nga gjuetia.

Kontrata e Meghan u përfol gjatë bisedave të tensionuara të familjes mbretërore mbajtur pak para Krishtlindjes. Çifti u akuzua nga anëtarë të tjerë se ka “nënshkruar kontrata me firma të tjera, përfshirë Disney.” Sidoqoftë, nuk ka asnjë provë se Meghan apo Harry kanë rënë dakord për bashkëpunime komerciale nga të cilat përfitojnë ata vetë; ata nuk fusin asgjë në xhep nga punët e shumta me natyrë filantropike që bëjne.

Momentalisht, Duka dhe Dukesha e Sussex nuk fitojnë të ardhura nga punët që bëjnë, pasi u ndalohet me ligj; të paktën sipas strukturës së tanishme. Në faqen e tyre të re, Sussexroyal.com, çifti shkruan se “e vlerësojnë mundësinë e të fituarit të të ardhurave të tyre,” gjë që do ta bëjnë kur të jenë të pavarur financiarisht.

“Kjo strukturë ka precedentë dhe aplikohet për anëtarë të tanishëm të familjes mbretërore që mbështesin monarkinë dhe kanë punë të jashtme me kohë të plotë,” shkruhet në faqe.

Për shembull, Princesha Beatrice apo Princesha Eugenie kanë punë tradicionale që u sjellin të ardhura. Pikërisht këtë kanë në plan edhe Harry dhe Meghan.

Pas tranzicionit, ata nuk do të pranojnë më para nga Granti Sovran, që financohet nga taksapaguesit. Ky fond mbulon vetëm 5% të shpenzimeve dhe s’është përdorur kurrë për blerje personale, theksojnë ata në faqen e tyre. Shumica e të ardhurave të tyre vjen nga Duchy of Cornwall, një pronë private e Princ Charles. Deri më tani, nuk është lënë të kuptohet se edhe këto fonde do të priten.

Burimi: The Times