Daniela Lourdes Falanga ishte trashëgimtari i parë i klanit Camorra dhe me kalimi e kohës, do të merrte në duar drejtimin e “biznesit familjar.”
Në moshën 22-vjeçare ama, ajo doli haptazi si grua transgjinore dhe u mohua nga familja. Rrjedhimisht, Falanga u zgjodh presidente e një prej filialeve të Arcigay, një prej organizatave italiane më të mëdha me në fokus të drejtat LGBT+.
Sot, ajo beson se fakti që u rrit në një sindikatë patriarkale krimi e ndihmoi në kristalizimin e identitetit të saj gjinor.
“Bota e dhunshme në të cilën u rrita ndikoi 100% në vetëdijen time se isha një vajzë,” thotë ajo në një intervistë për DË. “Familja s’më lejoi kurrë të shfaqja kur isha në të vërtetë. Isha trashgimtari i parë i familjes Camorra dhe kisha sjellje femëore, prandaj më mbanin nën kontroll.”
Babai i saj e braktisi familjen pak kohë pasi Falanga erdhi në jetë. Më vonë, ai u dënua me burgim të përjetshëm, por sidoqoftë, nëna dhe gjyshja u treguan shumë strikte me të.
View this post on Instagram
Nuk i lejonin muzikën, të kënduarit, filmat e animuar me protagoniste. Kur nuk sillej si donin ato, Falanga rrihej dhe dhunohej.
“Kisha frikë të flisja, mos zëri im nuk ishte ashtu si e donin ato,” tregon ajo.
Kur pa se i ati e trajtonte me indiferencë, përkëdhelte gjithë fëmijët e tjerë, por jo atë, Falanga thotë se “ndihej si një objekt i pashpirtë. As më shihte.”
Torturohej rregullisht nga fëmijët në shkollë dhe në rrugë. E quanin “të çuditshme” dhe “çuni i bosit.” Falanga thotë se shpeshherë ka menduar të vrasë veten.
Gjithçka ndryshoi kur pa aktoren transgjinore Eva Robin të performonte në televizor. Ishte si një epifani,” rrëfen ajo për Huffington Post. Në një sekondë, “pashë gjithë jetën që më ishte mohuar deri në atë moment.”
Falanga nisi tranzicionin në të njëzetat. Ndërroi gininë dhe emrin.
Tani që është 42 vjeçe, ajo është presidente rajonale e organizatës LGBT+ Arcigay dhe punon për të përfshirë sa më shumë anëtarë në komunitetet dhe në bizneset e zonës. “Tranzicioni më fali lirinë, për herë të parë në jetë. Prandaj duhet të ndërgjegjësoj dhe të tjerët,” thotë ajo.
Mirëqënia e saj pati një çmim. Babai e braktisi dhe urdhëroi gjithë familjarët e tjerë të mos i flisnin më. Nuk e pa më të atin për 25 vjet, deri ditën kur u takuan rastësisht në një shkollë. Ai po vuante dënimin e përjetshëm, dhe ishte ftuar të tregonte historinë e tij para studentëve. Porsi Falanga.
“Je zbukuruar,” i tha ai Falangës kur e pa. “Të dy qamë gjatë gjithë eventit,” shtoi ajo.