Celebrity

Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë sërish bashkë

Shkruar nga Anabel

12 Janar 2020

Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë sërish bashkë

Gigi Hadid dhe Zayn Malik, çifti që pati një nga ndarjet më të bujshme të 2019-s, duket se i janë rikthyer sërish romancës.

Gigi dhe Zayn u panë teksa shëtisnin rrugëve të Nju Jorkut në shoqërinë e njëri-tjetrit. Të veshur këndshëm, me buzëqeshje vesh më vesh dhe të kapur prej krahu:

Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë sërish bashkë

Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë sërish bashkë

Sot (12 janar), Zayn ka ditëlindjen, ndaj mund të kenë dalë për të festuar për të. Ata u panë në shoqërinë e Bella Hadid dhe Dua Lipës. I dashuri i Duas, njëkohësisht vëllai i motrave Hadid, Anwar, nuk u pa gjëkundi.

Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë sërish bashkë

Në nëntor, Gigi i dha fund lidhjes me yllin e Bachelor, Tylor Cameron, ndërkohë që një burim tha se “ajo ka qenë gjithnjë e lidhur me Zayn”.

Gigi dhe Zayn nuk kanë komentuar ende, por siç kanë thënë njerëz më të zgjuar se ne, një foto vlen sa 1000 fjalë.