Historia Ime

Prindërit nuk më kuptojnë/ Fëmijët nuk më degjojnë

9 Dhjetor 2014

Prindërit nuk më kuptojnë/ Fëmijët nuk më

Letra 1
Mirembrema Anabel, ju ndjek gjithmone por nuk komentoj e jo me te imagjinoja se do shkroja nje dite por kjo tema me levizi dhe dua te flas dhe une. Kam djalin 21 vjecar. Se mos mendoni se jam ndonje gjyshe jo, 39 vjet kam vete. Puna eshte keshtu djali ka te dashur nje vajze 17 vjecare qe ka nje nene qe ja njeh gjithe qyteti por jo per mire! Edhe vajza mesa e kam njohur nga muhabeti eshte e papjekur dhe e djallezuar shume. I kam thene djalit por nuk me degjon dhe ka arritur te ulerase e thyej gjera ne shtepi kur ja permend. I kam gjetur nje vajze shume te mire, nuk them per ta martuar sesben por te pakten ti heqim mendjen nga ajo qe ka por kjo eshte e urte e nuk di ta bej per vete. Nuk di si te bej. E di qe djali im do shkaterrohet po e mori ate femer dhe do ma bej lolo sic ka bere e jema saj te shoqin. Nga ana tjeter djali thote qe do fejohet. Nuk me degjon mua qe kam bere 100 sakrifica per ta rritur dhe universitetin e kam bere part time edhe punoja edhe mbaja femijet vetem qe te gjeja pune me te mire per ta rritur me te gjitha kushtet. Dhe sot ma shperblen keshtu. Ka filluar vjen ne shtepi ne mesnate sa per gjume. Do preferoja mendime nga ata qe jane prinder por dhe te tjerve flmnd. Po e postove anonim dhe mua dhe urime per faqen.

Letra 2
Pershendetje Revista Anabel...Po ju shkruaj per temen e sotme.Jam nje vajze 17 vjecare dhe dua te ndaj me ju historine time.U rrita ne nje familje tradicionale shqiptare me parime teper te rrepta.Nderit dhe mentalitetit u kushtohet teper rendesi jo vetem ne familjen time por edhe ne fis.Kam e 3 vellezer dhe jam ndjere gjithnje nen presion.Qe kur kam qene e vogel e vuaja vecimin nga pjesa tjetër e familjes."Ky eshte cun,ka me te drejta se ti.Ti je per te sherbyer.Per një nder rrojme."Fraza qe përsëriteshin cdo dite ne familjen time.Kam qene gjithnje e izoluar dhe gjeja e vetme qe u jam perkushtuar kane qene mesimet.Kam qene gjithmone nje tip i qete,gjithmone ajo e bindura,shembullorja e familjes.Fundja nuk kisha rruge tjeter vecse te pershtatesha dhe te permbushja deshirat e prindërve te mi.Sigurisht thelbesore ishte te mos shoqerohesha me djem.Ne qofte se ndonje do me shikonte me ndonje djale nuk i dihej se cfare do te mendonin dhe cenohej nderi i familjes.Vetem tani e kuptoj se sa shume me kane demtuar vete prinderit me presionin e tyre psikologjik.Sot jam nje vajze teper e ndrojtur,"e mefshte" per te mos thene ndonje epitet tjeter me te cilin jam thirrur,e kam teper te veshtire te krijoj marredhenie qofte edhe shoqërore me cdo njeri sidomos me djemte.Nuk kam besim te vetja.Nuk me duket se do jem ndonjehere e mire ne dicka.Jam izoluar komplet nga gjithcka dhe ndonjehere nuk e di se cfare do behet me jeten time.Kam kaq probleme me personalitetin tim.Pendohem.Pendohem shpesh qe nuk dita te ngre koke,te them me ze te larte ate qe mendoj,tu them prindërve te mi sa shume i urrej mendimet e tyre,mentalitetin qe me rrethon,vendin ku jetoj,faktin qe i japin vellezerve te mi me te drejte se sa meritojne...Dua qe te jem edhe une si shoqet e mia,te kem shoqe,shoke,te kuptoj se si ndihesh si nje adoleshente 17 vjeçare.Ata thjesht nuk kuptojne...

Letra 3
Pershendetje miq ! Tani po behemi si te shpise ktu, me terhoqi shum tema e sotme dhe qenka shum e pikasur! si shum prinder edhe Un problem femijen Tim qe sme degjo dhe sme ka aspak frik lene se rrespektin se njef fare apo ndoshta eshte e vogel dhe se kupton! Ta ndeshkoj apo ta qelloj cofte nje shpulle nuk guxoj sepse fati saje i mire jetojm ne nje shtetet qe nuk tolerohet dhuna ne femije. Problemi eshte se kur eshte ne shtepi sillet mire me degjon por kur te dal perjashta apo te dal ne shoping bo bo gjith njerzit kthehen e shikojn kte se cben  aman kte sikur ma ka nxjer mensh e mira qe ja kam plotsuar gjitha! I bleva iPod. ..mobil. ..wii. .jam deturuar te ja heq gjitha dhe pse shpirti me dhemb pasi dua ta shoh me gjithcka por sme la rruge ndryshe, mos ndoshta kjo ndikon pasi kam vetem kte dhe syte i mbaj vet te kjo dhe e mbaja icik me hater pasi fati saj dhe i imi keq qe se njohi kurre babain! Kam rene ne hall vertet nje dite do me beje me fol me vete, dua cdo sekond ta puth ta perqafoj por sapo e pyth fillon kercen ,qan duke kerku ato te cilat sjan per moshen e saje  kam ren ne hall se cpozicion si prind te mbaj me te ??? Ju lutem kurseni komentet negative dhe pa lidhje pasi nuk då ndjehem aspak mire nese lexoj te tilla komente . Me respekte dhe uroj Me te mirat per te gjith ju 

Letra 4
Mirembrema si adoleshente qe jam e gjej shume veten te ky status.Ne ditet e sotme ka shume gjera qe shkaktojne konflikte ndermjet brezave se prinderit jetojne akoma me te vjetren por po permend me kryesoret te cilat jane: parate,lejet per te dale/party dhe shkollaaa.Le t'ia nisim nga shkolla: cdo dite pse nuk meson,a e sheh x si meson"cfare te mungon"? Do ngelesh pa shkolle,do endesh rrugeve,per ty po sakrifikoj etj nderkohe qe sot mua nuk me mesohet,sikur nuk kam motive,me terheq bota pertej librave shkollore,adoleshencaa.Kjo eshte arsye teper e forte konflikti.Shpresoj te reflektoj ne kohe e te arrij me te miren per mua dhe te knaq prinderit. Persa i perket parave ohh shittt jane te pamjaftueshme! Te pakten tek une dhe kjo me vret sepse shikoj qe shoqeria ime endet me celularet e fundit nderkohe qe une po shkruaj tani me nje cel.te thjeshte,me makinaaa luksoZE,shetisin boten,kane rroba me te mira..Kur je e rrethuar nga te tilla kategori e kupton se ku je vete dhe pastaj pak adoleshenca pak nevoja dhe arrin ne ekstreme,ne ambicie te semura per para.Une kam konfliktuar shume me mamin per kete arsye,me mungojn dhe me kan munguar gjithmon parate dhe nuk e di cfare do beja per para dhe kete ia them dhe mamit e asaj i iken mendja dhe debatet skane te sosur pastaj!! Sa per leje duhet nje muaj para qe ti marr leje per te dale apo partyyyy sepse me thote gjithmone kane ardhur kohe tw veshtira,çfare spo na degjojn veshet,ku ka shoqeri sot,njeher ndodh e keqja e te tilla morale tipike shqiptare!Mundohen shumete me ulin me kembe ne toke ppo un sjam ne toke fare,ajo qe mendoj dhe imagjinoj une si afrohet askund ketij realiteti te eger! FALEMINDERIT PO E POSTOVE &ANONIM.GEZUARRR RINIIIIII ,BENI QEJF O NJEREZ NJE JETE KEMI  SHUME SHPEJT DO VDESIM DHE HARROHEMIII 

Letra 5
Pershendetje Anabel, me pelqej shume tema e sotme edhe vendosa te te shkruaj kete leter. Jam 20 vjec jetoj jashte Shqiperie dhe me prinderit nuk kam patur asnjehere probleme te tipit mos dil me kete apo mos e bej ate. I kam ditur limitet e mia edhe nuk ia kam prishur asnjehere qejfin. Pjesen me te madhe te adoleshences time e kam kaluar ne Shqiperi, mentaliteti ndoshta ka ndikuar pak tek dy prinderit e mi por jo aq e shume sa une te mos kem shoke apo te mos dal. Puna qendron diku tjeter, mami me babin tim pretendojne per mua nje djale te pakten 6 vjet me te madh ne moshe, ose ndryshe nuk behet. Por une ndihem shume keq sepse kam patur fatin te njoh nje djale te mire shqiptar por problemi eshte qe jemi nje moshe edhe nese do me duhet t'ju tregoj per kete djale e di qe nuk do pranojne. Kam rene ne hall, prinderit i respektoj edhe i dua shume por do doja te me kuptonin ne lidhje me kete gje. Ne fund te fundit nuk mund ta komandoj zemren. Faleminderit edhe naten e mire te gjitheve nga Anxhi Amerike.

Letra 6
Pershendetje lexues. Do Doja te kishit deshiren e mire per ta lexuar kete shkrim e me pas te me jepni ndonje mendim. Para 3 vitesh,ne nje panair libri u njoha me nje djale,eshte Italian.kishte nje lloj afeksioni qe ne bisedat e para,ate jave qe qendroi ne tr u takuam dhe dy here,shetitem qytetin,I tregova gjerat qe donte te dinte per shqiperine dhe ...wow ai ishte djale-dashuri ,kam kaluar javen me te bukur,duke shetitur me bicikleta me qera,duke kenduar ne mes te rruges,duke bertitur "viva Albania" naten vone.kur u kthye ne it vazhduam te flisnim ,dhe erdhi dhe shume here te tjera te me shihte nderkohe qe kemi qene bashke,shetitem gjithe shqiperine bashke dhe per nje vit u be komshi me mua prej xhelozise,erdhi te jetoje ketu sa te mbaroja shkollen.beri dhe bera gjithcka per kete dashuri por prindrit...ata nuk e duan  - nuk dua dhender k**ve une thote babai.,lere se do te gjejme ne nje me te mire,vellai po ashtu e ka takuar dhe e ka rrahur...ai kishte mesuar dhe paksa gjuhen tone qe te ishte I denje per babain Tim... Donim vetem te na lejonim te martoheshim bashke... Une familjen nuk mund ta braktis,vellain dhe babain I dua shume por dhe dashurine time smundem/sdua ta le te shkoje . Me jepni nje mendim sepse kete vit mbaroj shkollen dhe familja do qe te me gjeje dike me shkuesi  Postoje te lutemmmmm!