Instagramming

Kuptimi i veçantë i emrit të bebushit të Venerës dhe Lindit

Shkruar nga Anabel

7 Prill 2025

Kuptimi i veçantë i emrit të bebushit të Venerës dhe

Venera Lumani dhe Lind Islami zgjodhën një emër shumë simbolik për djalin e tyre – Drin. Ky emër nuk është një zgjedhje rastësore.

Drini, një nga lumenjtë më të njohur të rajonit, formohet nga dy degët: Drini i Bardhë, që buron afër Pejës, dhe Drini i Zi, që buron në Strugë. Për ju që nuk e dini, Venera është nga Struga, ndërsa Lindi nga Peja.

“Unë buroj në Strugë, e buroj në Pejë / I bëj malet bashkë, skej m’skej,” shkroi Venera në Instagram.

Kuptimi i veçantë i emrit të bebushit të Venerës dhe

Bashkimi i këtyre dy degëve për të krijuar një lumë të vetëm është një paralelizëm i bukur për lidhjen e Venerës dhe Lindit. Ashtu si degët që bashkohen për të formuar lumin Drin, edhe dashuria e tyre ka sjellë në sjellë në jetë bebushin Drin.

Emri duket si simbol i forcës dhe dashurisë që vjen nga bashkimi i dy qyteteve. Për Venerën dhe Lindin, "Drin" nuk është thjesht një emër, por një shenjë e lidhjes që kanë me njëri-tjetrit dhe origjinat e tyre.