Instagramming

Miriam Cani, nënë për herë të dytë: Këngëtarja zbulon emrin e veçantë të bebit!

Shkruar nga Anabel

14 Janar 2020

Miriam Cani, nënë për herë të dytë:

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë bërë prindër për herë të dytë! Këngëtarja ka sjellë në jetë vogëlushin,të cilin e kanë quajtur Duam. Lajmin e bënë publik vetë çifti përmes një fotoje ku duket paksa bebushi i porsalindur dhe duart e prindërve të tij bashkuar me tijën.

"Mirë se erdhe në jetë Duam! Ne do të duam derisa frymë të mos kemi. Ashtu si e do natyra diellin, e si duan yjet qiellin. Gjithmonë më shumë se dje e më pak se nesër. Ndoshta nuk të falim dot një kurorë, por ti do të jesh përjetësisht princi ynë, Duam! Do bëjmë gjithçka që është në dorën tonë që ti të rritesh me shëndet, që ti të rritesh me dinjitet. Të përqafosh të mirën dhe të luftosh padrejtësinë. Të jesh tolerant, i duruar, por i guximshëm dhe i vendosur kur duhet. Të dish nga ke ardhur dhe ku do të shkosh.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Miriam Cani (@miriamcani) on

Përpos dedikimit dhe këshillave që i jep të birit, Miriam tregoi arsyen e veçantë pse zgjodhën këtë emër.

Miriam Cani, nënë për herë të dytë:

"Eshtë detyrim moral ndaj jush që na keni dhuruar dashuri e keni qenë pjesë e gëzimeve dhe hidhërimeve tona ta ndajmë arsyen pse zgjodhëm këtë emër, edhe pse mund ta imagjinoni. Duam, (përveçse fjalë e ëmbël, e pastër dhe kuptimplot shqipe) vjen nga emri i këngës me të cilën kurorëzuam martesën tonë para pak muajsh,  e cila përkon me momentin e paharrueshëm kur zbuluam se Duam-i kishte nisur rrugën e tij për të ardhur në jetë.

Ishim duke xhiruar klipin dhe duke e kënduar çdo ditë atë këngë, ndaj e kemi ndjerë si këngën e tij. DU-AM-ELi, edhe inicialet e ermave tanë si prindër janë aty në mes, si një shtyllë ku Duam-i dhe motra e tij Ameli, mund të mbështeten përgjithmonë."

Me jetë të gjatë Duam!