Shqipëria

Letra që Esjela dërgoi në ‘Dua të të bëj të lumtur’ për gjyshen

Shkruar nga Anabel

14 Janar 2020

Letra që Esjela dërgoi në ‘Dua të të bëj

Një amanet i çuar në vend është ndër të tjera puntata e parë e “Dua të të bëj të lumtur”, që nis sezonin e ri këtë të shtunë (18 janar). Në videon përmbledhëse të programit, jepet në pak sekonda edhe një moment kur Arbana lexon letrën e Esjela Karanxhës, 8-vjeçares që humbi jetën si pasojë e tërmetit tragjik të 26 nëntorit, së bashku me të ëmën dhe gjyshen.

Siç mund ta lexoni në vijim, 8-vjeçarja i kishte shkruar “Dua të të bëj të lumtur” në gusht të 2019-s me dëshirën për të surprizuar gjyshen, Rozetën.

 “Unë jam Esjela Karanxha dhe jam 8 vjeçe. Dua të bëj të lumtur gjyshen më të mirë në botë, atë që më ka rritur me shumë dashuri, nënën time Rozeta. Ajo është gjithmonë me mua, s’më ka lënë kurrë të mërzitem që kur babi iku lart në qiell. Mami qan shumë, por ajo më thotë që ju më keni mua dhe ne babi na sheh nga lart dhe lutet për ne. Unë e dua shumë gjyshen time. Për vitin e ri 2019, ne e festuam dhe unë i këndova nënës këngën tonë të preferuar të Kejsi Tolës ‘Ti më ke mua’. Unë dua t’i them që ti gjithmonë do të më kesh pranë edhe kur unë të rritem dhe do të jem gjithmonë me ty.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dua të të bëj të lumtur (@duatetebejtelumtur.tch) on