Bota

Momentet e fundit të 21-vjeçares, lidere e bandës së drogës

Shkruar nga Anabel

15 Janar 2020

Momentet e fundit të 21-vjeçares, lidere e bandës së

Një 21-vjeçare, e cila ishte kthyer në lidere në kartelin e drogës meksikane është vrarë nga policia pas një shkëmbimi me armë zjarri mes bandës dhe autoriteteve.

 María Guadalupe López Esquivel, që njihej si "La Catrina"-(simbolizon ditën e të vdekurve në Meksikë, por jo vetëm. 'Catrina' i referohet një gruaje të veshur mirë, elegante dhe shumë të pasur), vdiq si pasojë e një plagës së marrë nga një plumb në qafë, ditën e premte.

Momentet e fundit të 21-vjeçares, lidere e bandës së

6 persona të tjerë të armatosur u arrestuan pas operacionit të forcave speciale. Autoritetet tregojnë se 21 vjeçarja ishte një prej  lidereve të bandës "Jalisco New Generation" dhe zakonishisht e quanin "Dama e Vdekjes".

Siç duket nga videot, një oficer policie dëgjohet t'i thotë vajzës të qetësohet sepse helikopteri po vjen për ta ndihmuar.

Bosja e kartelit të drogës, edhe në rrjete sociale bënte postime me përmbajtje të rrezikshme, siç ishin fotot me armë.

Momentet e fundit të 21-vjeçares, lidere e bandës së

Edhe pse mbërriti e gjallë në spital, 21-vjeçarja nuk ja doli si pasojë e humbjes së gjakut. Fillimisht policia nuk kishte një emër konkret për gruan e vrarë, por tatuazhi në kofshën e saj (versioni femër i skeletit Catrina), i bëri të bindeshin se kishin të bënin me Esquivel.