Letra e ditës

Vetes 12-vjeç: 'Nesër jeta jote do ndryshojë përgjithmonë!'

Shkruar nga Anabel

17 Janar 2020

Vetes 12-vjeç: 'Nesër jeta jote do ndryshojë

"I dashur Mark (12-vjeç)!

Është 11 maj i 1992-it. Po të shkruaj këtë letër që të të them se që nesër, jeta jote do të ndryshojë përgjithmonë.

Asgjë dhe askush s’do të mund të të përgatisë për dhimbjen dhe humbjen që do kalosh, por dua që të dish që mes gjithë dhimbjes, do të përjetosh momente të mrekullueshme në jetën tënde.

Në 12 maj, ti do zgjohesh do vishesh dhe do zbresësh poshtë për të ngrënë mëngjes. Babi do mbaroj kafen e tij, do marrë çantën dhe do të të thotë mirupafshim tek dera. Ajo, do të jetë hera e fundit që do ta shohësh.

Në orën 3, mësuesja do të të kërkojë të shkosh urgjent në shtëpi. Kur të arrish do të shohësh që shtëpinë ta kanë rrethuar makina policie dhe do dëgjosh të qarën e motrës tënde nga dhoma.

Në 3:20, mami do të të dërgojë lart, tek dhoma tjetër për të të thënë se babi ka vdekur. Dhoma do të mbushet me dhimbjen dhe humbjen më të paimagjinueshme. Do dëgjosh mamin që thotë se nuk e di se çfarë do të bëni, se si do ja dilni të jetoni pa babin.

Një ditë më vonë, xhaxhi yt do të të tregojë se babi u vra nga një burrë tjetër. Atë natë, do të zgjohesh në mes të natës, do të ulesh në gjunjë dhe do të qash me dënesë. Do të pyesësh veten pa pushim se pse kjo ju ndodhi pikërisht juve.

Tani, do të të duhet të luash futboll vetëm, pa babin. Edhe televizor do të shohësh pa të. Të gjitha argëtimet që bënit bashkë, mbaruan por unë që të dish se do ta gjesh fuqinë për të vazhduar para.

Mami, Vanessa dhe Clare do të jenë mirë. Dua që të dish se do shkëlqesh në gjëra që i mendon të pamundura. Do takosh njerëz që do të frymëzojnë dhe mbështesin. Do këndosh në një skenë me një bandë, do shkruash një libër për fëmijë, do fitosh çmime, do t’u lexosh fëmijëve nëpër shkolla dhe do të flasësh publikisht në TV për këtë dhimbjen tënde.

Madje, këtë dhimbje që ke tani do ta përdorësh për të shkruar një histori për fëmijët që po kalojnë të njëjtën humbje ose të ngjashme me tënden. Do ta përdorësh humbjen tënde për të ndihmuar të tjerët.

Dhimbja nuk do të ikë kurrë nga ty, por do të mësosh të rritesh me të, do ta ndërtosh jetën duke pranuar humbjen. Do mësosh të “rehatohesh” me humbjen tënde. Shumë njerëz do të të thonë se koha do ta zbehë atë, por ti thjesht do mësosh si t’i përballosh ditët e vështira.

Në 2009-ën do takosh një zonjushë të sjellshme, të bukur dhe shumë të dashur. Ajo do të të mësojë si të flasësh për ndjenjat e tua. Në 2013-in ajo do të bëhet gruaja jote. Do të keni 2 fëmijë të mrekullueshëm që do t’i doni më shumë se çdo gjë në botë.

Ty do të të mungojë gjithmonë babi, por shpresoj që përmes kësaj letre të kuptosh se do të jesh mirë. Mëso të duash, të jetosh dhe të japësh maksimumin në çdo moment të këtij udhëtimi, që ne e quajmë jetë.

Marku, 39-vjeç."

*Shënim: Kjo letër është shkruar nga autori për fëmijë Mark Lemon në The Independent.