Original

Soni Malaj më hoqi dëshirën për të shkuar në palestër

Shkruar nga Alberta Kamenica

21 Janar 2020

Soni Malaj më hoqi dëshirën për të shkuar në

Unë jam njeri i thjeshtë. Punoj ulur gjashtë orë në ditë. Pas pune, rri gjithashtu ulur para një tjetër ekrani. Zanati i ka këto. Shkruaj, lexoj, shoh ulur. Fle shtrirë, si të gjithë. E vetmja gjë që konsiderohet aktivitet fizik është mënyra ime e transportit: dy këmbë të palodhura. Me pak fjalë eci kudo.

Më gumëzhijnë në vesh prej tre vitesh që të futem në palestër për t'u tonifikuar, por sapo kuptova që s’e kam në planet e afërta. Faji është i gjithi i Soni Malajt.

Po rrëshqisja për herë të njëmijtë sot në Instagram kur më dolën para këto video të bekuara. I pashë gjashtë herë. Do i shihja një herë të shtatë kur ndjeva një dhimbje në fund të kurrizit. Pastaj në bark, në krahë e pulpa. Ndjeva të më aktivizohej çdo muskul që supozohet të aktivizojnë ushtrimet e videove. A thua se isha unë në vend të Sonit, kur realisht, kishte kaluar ca kohë që nga hera e fundit që u ngrita nga karrigia.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by SONI MALAJ (@soni_malaj) on

Më poshtë në profilin e Sonit pashë video të tjera si kjo. Me kokë mohoja. E pamundur. Kush e ka këtë lloj force? Këtë lloj vullneti? Jo unë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by SONI MALAJ (@soni_malaj) on

Soni, që është dyfishi im në moshë – përshëndetje njëzetë e pak vjeçarë të tjerë që përtoni – është kujdesur tërë jetën për trupin dhe kjo shpjegon muskujt dhe të pasmet e papara. Ndoshta fakti që është thuajse Peshore e bën më të dhënë se unë pas mënyrës si duket.

Pse më hoqi dëshirën për të shkuar në palestër? Sepse më bëri të kuptoj që s’do jem kurrë lloji i njeriut që ushtrohet. S’kam qenë ndonjëherë. Nëse s’më tradhton kujtesa, s’mbaj mend një orë fiskulture në 9-vjeçare apo gjimnaz që t’i jem bindur zyshës pa bërë fjalë. Një ditë më dhimbte barku, një ditë koka, një ditë kisha harruar rrobat në shtëpi. Kur më kap semafori i kuq në mes të vijave të bardha, nuk vrapoj, thjesht shpejtoj hapin. Kur jam vonë për diku... Nejse, s’jam kurrë vonë pikërisht për këtë arsye; nuk di të nxitoj. Që unë, trupëzimi i një maceje shtëpie të llastuar, të bëhet si Soni, duhet që të vihen planetet në një vijë perfekte dhe në njëfarë mënyre të më ndryshojnë përbërjen e ADN-së. Keq më vjen për veten, por s’bëhet.

Si realiste, po e pranoj të vërtetën ashtu siç është: lakuriqe dhe e patonifikuar. 38 vjeçe do të dukem si mami im dhe jo si Soni.