Bota

Kina ndërton një spital në 6 ditë për pacientët e koronavirusit

Shkruar nga Anabel

25 Janar 2020

Kina ndërton një spital në 6 ditë për pacientët e

Qyteti i Wuhan, në Kinë, do të ndërtojë një spital për gjashtë ditë në të cilin do të mjekohen pacientët e infektuar ose që dyshohet se janë infektuar nga koronavirusi.

Përhapja e virusit nisi në Ëuhan me rreth 11 milionë banorë. Spitalet e zonës janë tejmbushur me njerëz të shqetësuar për shëndetin, ndërsa farmacitë kanë filluar të boshatisen.

Koronavirusi ka infektuar 1287 njerëz, nga të cilët 41 kanë humbur jetën. Virusi nuk është klasifikuar ende si “emergjencë ndërkombëtare” sepse numri i të infektuarve jashtë Kinës është i ulët. Janë tre të infektuar në Francë, një në Australi, tre në Singapor, pesë në Tailandë, dy në Japoni, Vietnam dhe Korenë e Jugut, një në Tajvan dhe një në Nepal. Të premten u konfirmua i infektuari i parë në Sh.B.A.

Sipas mediave shtetërore kineze, spitali i ri do të ketë 1000 shtretër.

Videot e postuara online shfaqin ekskavatorët që po gërrmojnë në sipërfaqen prej 25 mijë metrash katror.

Kina ndërton një spital në 6 ditë për pacientët e

“Praktikisht, është një spital karantinë ku do të dërgojnë njerëzit me sëmundje infektive. Prandaj është i pajisur me mjetet e nevojshme për sigurinë dhe mbrojtjen e të tjerëve,” thotë Joan Kaufman, lektore në shëndetin botëror në Harvard Medical School.

Si është e mundur që Kina të ndërtojë një spital për gjashtë ditë?

“Kina njihet për realizimin e shpejtë të projekteve kur kanë rëndësi monumentale,; thotë Yanxhong Huang, anëtar i Këshillit mbi Marrëdhëniet Ndërkombëtare.

“Ky shtet autoritaran mbështetet në mobilizimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar. Kinezët heqin dorë nga natyra burokratike dhe nga kufizimet financiare për të mobilizuar me efektivitet të gjitha burimet.”

Për të përfunduar spitalin në kohë janë grumbulluar inxhinierë nga i gjithë vendi.

Për sa i përket pajisjeve mjekësore, spitali mund t’i marrë nga spitalet e tjerë ose t’i porosisë nga fabrikat.

Përshtatur nga BBC