Eja shohim pak Tv

Pikëpyetjet që ngre rasti i tmerrshëm në ‘Dua të të bëj të lumtur’

Shkruar nga Anabel

26 Janar 2020

Pikëpyetjet që ngre rasti i tmerrshëm në ‘Dua të

Rasti i Bledit dhe Majlindës ishte një nga historitë e trajtuara dje mbrëma në puntatën e dytë të “Dua të të bëj të lumtur”. Rasti i bashkëshortëve shkaktoi një reagim të menjëhershëm në rrjetet sociale, ku nisur nga komentet online (të cilat mund t’i ndiqni në fund të artikullit) shikuesit nuk qenë dakord me historinë në fjalë.

Por për cfarë bëhet fjalë? Për ata që nuk e ndoqën historinë, Bledi erdhi në “Dua të të bëj të lumtur” për t’i kërkuar falje publikisht bashkëshortes për dhunën e ushtruar ndaj saj. Ai tregoi se kishte ushtruar dhunë dy herë dhe për shkak të frikës dhe mosbesimit të Majlinës, marrëdhënia e tyre nuk ishte më si më parë. Ardhja e Majlindës në skenë nxorri në pah një tjetër dinamikë. Ajo tregoi një episod të tmerrshëm dhune ku Bledi, pas një debati, e kishte marrë me vete në pyll, ku e kishte dhunuar rëndë.

“Nëse nuk do t’i kisha shpëtuar nga duart, sot mbase nuk do të isha këtu,” tregoi Majlinda. Ajo e përshkroi momentin – që nga detajet duket si një tentativë vrasjeje – si episod që e kishte parë vetëm nëpër filma. “E shoh në ëndërr,” shtoi në një tjetër moment.

Ajo që nxiti dyshime ishte mospërputhja e detajeve, për shkak se Bledi gjatë rrëfimit të tij nuk e përmendi në asnjë moment këtë rast të pajustifikueshëm. Rrëfimi i Majlindës tregoi për dhunë të vazhdueshme në raportin e tyre, që detyrimisht nuk ndodhi vetëm dy herë, siç theksoi ai. Sidoqoftë, ajo vendosi t’i jepte një tjetër mundësi.

Nëse gjykojmë në sipërfaqe, sigurisht që Bledi, ashtu siç theksoi edhe Arbana Osmani në emision, ka të drejtën të kërkojë falje, ka të drejtën të pendohet dhe të përpiqet të rregullojë marrëdhënien me bashkëshorten. Po kështu, nga ana tjetër, edhe Majlinda ka të drejtën të vendosë vetë për vendimet e saj. Megjithatë rasti është shumë më problematik se kaq.

Nëse gjykojmë përtej emrave të përveçëm, sigurisht që lindin shumë pyetje: A duhej të jepej ky rast në emision? A duhet të promovohet kjo zgjedhje? Kush na siguron që situata nuk do të përsëritet? A ndikon fakti që Bledi kërkoi falje publikisht apo në gjaknxehtësi do të humbasë sërish logjikën? A u trajtua rasti siç duhet?

Për një informacion më të specializuar Anabel.al iu drejtua specialistëve, të cilët ndanë me ne mendimet e tyre.

Aljona Jonuzi, psikologe e diplomuar në Rusi, u shpreh se rasti në fjalë ka një anë pozitive dhe një anë negative, sigurisht. “Ka anën pozitive sepse gratë e dhunuara shohin që ka zgjidhje, por ka edhe në anën negative sepse burrave që dhunojnë u jepet një vëmendje jo e duhur”.

Jonuzi theksoi se “nuk duhet promovuar dhuna ndaj grave”, por duhet promovuar terapia në çift. “Duhet promovuar terapia në çifte dhe terapia për persona xhelozë, me vese të ndryshme dhe të dhunshëm.”

E pyetur nëse situata mund të përsëritet, ajo theksoi se po, mundet. “Situata mund të përsëritet sepse është një person me historik shumë problematik. Janë vese të rënda si bixhozi ose alkooli. Këto janë vese që kanë nevojë të trajtohen me psikologë dhe nuk mjafton vetëm një vendim ose një fjalë gojë që ai do ta zbatojë,” shpjegoi ajo. “Premtimet janë premtime dhe nuk është hera e parë që ndodh dhe nën ndikimin e alkoolit askush nuk na jep garancinë për veprimet e personit.”

Përsa i përket trajtimit të rastit, vlen të thuhet se Arbana, moderatore dhe autore e programit, u kujdes që të mbante një qëndrim neutral, duke mos ndikuar në vendimin Majlindës, përkundrazi theksoi se ajo duhej të kërkonte ndihmë nëse do të ndihej e kërcënuar. Por a mjafton?

Jonuzi thekson se çështja u trajtua mirë nga Arbana, megjithatë “duheshin shtuar shumë detaje psikologjike”. “Duhej të ishte në studio një psikolog gjatë gjithë emisionit dhe të dyja palët duhet të kalojnë detyrimisht në një terapi në çift me psikologë”.

Dhuna ka nevojë për trajtim dhe të njëjtin mendim ndan edhe psikologia Griselda Rushanaj, e cila e konsideron dhunën “sëmundje që rrallëherë shërohet”.

"Nuk e ndoqa rastin, por kaq sa më shkruani mendimi është jo, nuk mendoj se është një rast për t’u trajtuar në emision. Njerëzit në përgjithësi nuk ndryshojnë kurrë dhe për këtë edhe një dhunues nuk ndryshon kurrë dhe më kryesoja është se nëse promovojmë raste të tilla në një emision televiziv shumë të ndjekur, duket sikur promovojmë dhunën sepse është shumë e thjeshtë që të falet. Një njeri dhunues është i sëmurë dhe kjo sëmundje rrallëherë shërohet," shpjegoi ajo.

Në këtë pikë, ndoshta do të ishte mirë që çiftit, që përballej me probleme ekonomike, t’i ofrohej mundësia për të bërë terapi në çift, ku pagesat e seancave të mbuloheshin nga emisioni. Vetëm kështu rasti i pajustifikueshëm i dhunës që shkoi deri në tentativë për vrasje, i cili u transmetua në një televizion kombëtar, do të trajtohej siç duhej.

Komentet:

Pikëpyetjet që ngre rasti i tmerrshëm në ‘Dua të

Pikëpyetjet që ngre rasti i tmerrshëm në ‘Dua të

Pikëpyetjet që ngre rasti i tmerrshëm në ‘Dua të

Pikëpyetjet që ngre rasti i tmerrshëm në ‘Dua të

Pikëpyetjet që ngre rasti i tmerrshëm në ‘Dua të

Pikëpyetjet që ngre rasti i tmerrshëm në ‘Dua të

Pikëpyetjet që ngre rasti i tmerrshëm në ‘Dua të

Pikëpyetjet që ngre rasti i tmerrshëm në ‘Dua të

Pikëpyetjet që ngre rasti i tmerrshëm në ‘Dua të