Çfarë po ndodh rreth nesh

Lexojeni patjetër: Si të ruheni nga Koronavirusi!

Shkruar nga Anabel

28 Janar 2020

Lexojeni patjetër: Si të ruheni nga Koronavirusi!

Deri më tani, Koronavirusi ka marrë më shumë se 100 jetë njerëzish dhe ka infektuar më shumë se 4500 të tjerë, vetëm në Kinë. 

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri ka kërkuar shmangien e udhëtimeve drejt Kinës prej situatës së krijuar. Për sa i përket shqiptarëve në Kinë që kanë nevojë për ndihmë, mund të kontaktojnë ambasadën tonë atje. Pavarësisht se shanset që një virus i tillë të prekë vendin tonë janë të vogla, njerëzit duhet të jenë të informuar dhe të përgatitur për skenarin më të keq.

Buletini i Departamentit të Shëndetit në Kanada, ka shpërndarë një listë me këshilla që i vijnë në ndihmë njerëzve për t'u ruajtur nga Coronavirusi, duke i kërkuar atyre ta shpërndajnë tek familja, miqtë dhe të afërmit.

Fillimisht, duhet të dini që virusi nuk është bakterial, prandaj nuk mund të kurohet duke përdorur antibiotikë. Çfarë duhet të bëni:

1. Mos lejoni t'ju thahet fyti

Nëse membrana e fytit thahet, virusi mund ta pushtojë trupin tuaj brenda 10 minutash.

2. Mbani me vete një shishe ujë

Duhet të pini 50-80 ml ujë të vakët (të rriturit) dhe 30-50 ml, fëmijët. Sa e ndjeni që fyti ju është tharë, pini ujë. Një shishe ujë në dorë, do të ishte zgjidhja e duhur.Mos pini shumë sepse nuk ndihmon, por pini në mënyrë të vazhdueshme që të jeni të hidratuar. 

3. Shmangni vendet me shumë njerëz

Deri në mars, mundohuni të evitoni vendet me turma njerëzish. Nëse është e nevojshme, vendosni maska veçanërisht kur udhëtoni me transport publik.

4. Shmangni të skuqurat dhe ushqimet pikante

5. Konsumoni lëngje që kanë në përmbajtje vitaminën C.

Cilat janë simptomat?

1. Temperatura e lartë e përsëritur

2. Kollitje e zgjatur dhe ethe

3. Kujdes i veçantë duhet për fëmijët pasi janë më të rrezikuarit

4. Të rriturit ndjejnë këputje trupi, dhimbje koke dhe probleme me frymëmarrjen.