Bota

Flasin ekspertët: 'Koronavirusi arrin kulmin brenda 10 ditëve!'

Shkruar nga Anabel

29 Janar 2020

Flasin ekspertët: 'Koronavirusi arrin kulmin brenda 10

Rreth 132 njerëz kanë humbur jetën dhe 6000 të tjerë janë infektuar nga Koronavirusi në Wuhan, Kinë, i cili po përhapet me shpejtësi edhe në pjesën tjetër të botës. Më shumë se 60 milion njerëz kanë boshatisur qytetet për t'i shpëtuar një infektimi të mundshëm.

Ndërkohë, 70 raste të tjera janë konfirmuar në 17 vende jashtë Kinës, përfshi këtu 5 raste në SHBA.

Një nga specialistët më të mirë kinezë përsa i përket sëmundjeve respiratore,  Zhong Nanshan deklaroi se ky virus mund të arrijë kulmin brenda një jave ose 10 ditësh.

"Është e vështirë të parashikosh me saktësi se në cilin çast do të arrihet kulmi, por ky mund të arrihet afërsisht brenda një jave ose 10 ditësh”.- u shpreh ai.

Zhong është i njohur për ndihmën e tij në frenimin e epidemisë SARS në vitet 2002-2003, e cila shkaktoi vdekjen e 774 personave në mbarë botën, 648 prej të cilëve në Kinë, përfshi këtu dhe Hong-Kongun

Gjithsesi, sipas tij norma e vdekshmërisë nga virusi do të vijë në rënie, falë përpjekjeve të mjekëve, pavarësisht mungesës së një vaksine deri më tani.