TV Mania

Ermal Mamaqi flet për rikthimin në televizion

Shkruar nga Anabel

30 Janar 2020

Ermal Mamaqi flet për rikthimin në televizion

Pas nisjes së “Klanifornia”, faqja e Tv Klan në Instagram shkroi në komente se “Xing me Ermalin” do të rikthej në janar të 2020-s, por siç duket gjërat ndryshuan pasi Mamaqi nuk ka në plan t’i rikthehet televizionit. Të paktën jo së shpejti.

Në një intervistë për “Soirée” të mërkurën mbrëma, ai tha:

“Tani shpejt jo, [nuk e mendoj rikthimin në televizion]. Kam qenë në një periudhë shumë të vështirë për të zgjedhur, moment i rëndësishëm që mora vendimin. Por kur ktheva kokën pas, pashë që kisha bërë 6 vite emisione duke përfshirë këtu edhe Digitalbin, edhe kisha realizuar 248 emisione, ‘6 ditë pa Ermalin’ dhe ‘Xing me Ermalin’.

Në vijim, Mamaqi theksoi se pati një “konsum të jashtëzakonshëm të personazhit” të tij, kështu që “vendosi t’i përkushtohej kinematografisë”.

“Ishte një konsum i jashtëzakonshëm i personazhit tim, por edhe e gjithçkaje çfarë ndodh atje. Jo çdo gjë ja vlen ose mbetet, kështu që vendosa t’i përkushtohem kinematografisë. Hapi im i radhës do të jetë një film tjetër. Kam disa ide, disa histori. Jam akoma në kërkim të historisë më të mirë.”