Health News

Çfarë i bën trupit koronavirusi

Shkruar nga Anabel

30 Janar 2020

Çfarë i bën trupit koronavirusi

Për doktorët, beteja kundër koronavirusit është beteja kundër të panjohurës. Si e sulmon trupin? Cilat janë simptomat? Kush ka më shumë shanse të sëmuret rëndë apo të vdesë? Si e kuron?

Së fundi, një ekip mjekësh në krye të luftës kundër epidemisë, në spitain Jinyintan në Ëuhan, po u përgjigjet këtyre pyetjeve.

Në revistën shkencore Lancet është publikuar një analizë e detajuar e 99 pacientëve të parë që u trajtuan në spital.

Probleme me mushkëritë

Të 99 pacientët që shkuan në spital kishin penumoni – mushkëritë ishin inflamuar dhe qeskat e vogla që transportojnë oksigjenin nga ajri në gjak u mbushen me ujë.

Simptoma të tjera:

82 kishin ethe

81 kishin kollë

31 kishin marrje fryme

11 kishin dhimbje muskujsh

9 ishin të konfuzuar

8 kishin dhimbje koke

5 kishin dhimbje fyti

Vdekjet e para

Dy pacientët e parë që humbën jetën dukeshin të shëndetshëm, por pinin duhan prej shumë vitesh dhe kjo u kishte dobësuar mushkëritë.

I pari, një burrë 61-vjeçar, kishte pneumoni të gradës së rëndë kur shkoi në spital. Mushkëritë nuk i furnizonin me oksigjen organet. Edhe pse u lidh me një pajisje që e ndihmon mushkërinë, zemra i pushoi së rrahuri.

Ai vdiq 11 ditë pasi u shtrua.

Pacientit të dytë, një burrë 69-vjeçar, gjithashtu nuk i furnizonin mushkëritë organet me oksigjen. Edhe ai u lidh me një pajisje të jashtme, por kjo s’mjaftoi. Ai vdiq nga pneumonia dhe shoku septik kur i ra tensioni.

Të paktën 11% vdesin

Deri më 25 janar, nga 99 pacientët

57 ishin ende në spital

31 u lanë të lirë

11 vdiqën

Kjo nuk do të thotë që shkalla e vdekshmërisë së sëmundjes është 11%, pasi nuk dihet ende fati i atyre në spital dhe i atyre që s’janë paraqitur në spital.

Punonjësit e marketit

Besohet se burimi i infeksionit janë kafshët e gjalla që shiteshin në marketin e Huanan. 49 nga 99 pacientët kishin lidhje të drejtpërdrejtë me marketin.

47 punonin atje, si menaxherë ose shitës

2 ishin blerës

Burrat në meso-moshë u prekën më së shumti

Shumica e 99 pacientëve ishin burra të moshës 56-67 vjeçare.

Sidoqoftë, të dhëna të sapopublikuara thonë se për çdo grua të infektuar, ka 1.2 burra të infektuar.

Ka dy shpjegime për këtë diferencë:

Burrat kanë më shumë shanse të infektohen

Burrat, për arsye shoqërore ose kulturore, mund të kenë më shumë shanse të ekspozohen ndaj virusit.

Dhe ata që ishin të sëmurë

Shumica e 99 pacientëve vuanin nga sëmundje të tjera që i bëri më të cënueshëm ndaj virusit si pasojë e sistemit të dobësuar imunitar.

40 kishin zemër të dobët ose enë gjaku të dëmtuara

12 pacientë kishin diabet