Anonim të lutem

Për këta shqiptarë, dita e parë e punës s’mund të shkonte më keq se kaq

Shkruar nga Anabel

1 Shkurt 2020

Për këta shqiptarë, dita e parë e punës s’mund

“Dita e parë e punës shkoi keq, sepse...” ishte fjalia e postuar në "Ask me a question" në Instagram-in e @anabel_media dhe përgjigjet qenë:

1. Kisha një telefon të prishur dhe kur më tha shefi që t’i bëja zile për t’i dhënë numrin, nuk hapej.

2. Pata një one-night-stand me drejtorin ekzekutiv.

3. M’u hap zinxhiri i pantallonave.

4. Më erdhën “shoqet” pa lajmëruar dhe isha me pantallona të bardha.

5. Harrova të shkoja.

6. Kisha gazra.

7. Shkova gjysmë ore me vonesë.

8. Ishte dita e parë e punës në një dyqan. Hynë disa dhe më vodhën.

9. Më shoqëruan në komisariat për shkak të një gabimi që bëra padashje.

10. Kisha gënjyer në CV dhe nuk dija ç’të bëja atë ditë.

11. Kisha harruar portofolin në shtëpi dhe isha në siklet se zorrët protestonin dhe dëgjoheshin.

12. Isha me grip dhe më kishte ikur zëri.

13. Kapa menaxheren dhe pronarin në zyrë gjysmë-lakuriq. Të dy familjarë. Më hoqën nga puna.

14. E spërkata padashje shefen me ujë dhe kur e pashë me atë fytyrë serioze të lagur, plasa së qeshuri.

15. Nga emocionet pata tension të ulët, gati sa s’më ra të fikët. Kolegët menduan se isha shtatzënë.

16. Shkova tapë.

17. Nuk i përshëndeta fare, po i pyeta: “Këto macet këtu rrinë gjithmonë? I kam inat macet.

18. Kisha lënë zinxhirin e pantallonave hapur.

19. S’dija të përdorja printerin që komandohej nga telefoni.

20. Nuk e dija kush ishte shefi dhe kur më pyeti “Si je”, i thashë: Më fal po kush jeni?

21. Më ra të fikët sepse nuk kisha ngrënë bukë.

22. Bëra shumë bakshishe dhe pronari mendoi se kisha vjedhur.

23. Hyra në punë gjithë qejf, por më priste shefi me shefen dhe qenin e saj që lehte. U hutova.

24. M’u grisën getat.

25. Aman se më ngeci dera e banjës dhe ngela aty se ishim vetëm vajza, nuk e hapnim dot.