Pasi Rudina Dembacaj bëri publike lidhjen me ish-deputetin Mark Frroku, natyrshëm do të vinte momenti që të bënte publikë edhe momentet e tyre bashkë si familje. Pak më parë, moderatorja postoi disa foto ku shfaqet në shoqërinë e Markut dhe dy fëmijëve të tij.
Në një video gjithashtu të postuar në Instagram, vihet re Erta Frroku pranë Viktorias, vajzës së Rudinës.
Një tjetër foto e Rudinës dhe Ertës lë të kuptohet se po presin familjarisht publikimin e episodit të rradhës së “Mos i fol shoferit” në restorantin e themeluar nga Rudina dhe Marku.
Te “Rudina,” ku tregoi historinë e dashurisë, Rudina Dembacaj tha: “Jam prezantuar me fëmijët e Markut. Tashmë jemi një familje. Nuk e di nëse do ia dal të jem afër vendit të nënës së tyre, por jam një shoqe shumë e mirë. Nuk është e lehtë të arrish t’u kthesh buzëqeshjen fëmijëve dhe prindërve të Markut pas lëndimit që kanë përjetuar, por unë jam kam arritur mrekullisht.”
Bashkëshortja e Mark Frrokut, Daklea, u nda nga jeta në vitin 2018 në moshën 35-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.