Mundësitë janë që pjesës më të madhe të njerëzve t’u ketë ndodhur të paktën një herë në jetë që dikush t’u ketë ofruar një bizhu "të çmuar", ose çfarëdo aksesori tjetër me vlerë mijëra euroshe për pak të holla. Kësisoj nuk është aspak çudi që nisur nga abuzimet dhe mungesa e informacionit për stolitë e çmuara, dikush të shesë një gur të cfarëdoshëm për diamant dhe t’ja hedhë pa u lagur.
Me një eksperiencë 25-vjeçare, Kastrati Jewellery përcjell në Shqipëri përvojën e argjendarisë së luksit. Aty rreth fundit të viteve ’90, si pasojë e risive që solli dhe besimit që krijoi te adhuruesit e stolive, Kastrati Jewellery u zhvillua në një tjetër dimension, duke sjellë për herë të parë markat më prestigjioze të argjendarisë në botë: Damiani, Roberto Coin, Crivelli, De Grisogono, Chantecler, Stenzhorn, Nanis, Acanfora Gioielli, Vendorafa dhe të tjera marka të njohura të përpunimit unik të gurëve të çmuar.
Markat e famshme, ekskluzivitet i Kastrati Jewellery në Shqipëri, janë marka që ndonëse mund të mos i keni dëgjuar kurrë (në fakt dyshojmë për këtë), mjafton një kërkim i thjeshtë në internet për të kuptuar se janë përdorur nga yjet ndërkombëtarë në evente të rëndësishme që fillojnë nga Sanremo, Festivali i Filmit në Kanë e deri te Grammy Awards dhe tapeti i kuq i Oscars. Disa nga markat prestigjioze, të cilat do t’i prezantojmë shkurtimisht në vijim, jo vetëm që kanë qenë zgjedhja besnike e dizajnerëve dhe ikonave të modës, kinematografisë, muzikës dhe jo vetëm, por kanë rrëmbyer me dhjetëra cmime. Vetëm Damiani numëron 18 Diamonds International Awards, që thënë me fjalë të tjera, konsiderohen si Oskarët e xhevahireve.
Markat ekskluzive të Kastrati Jewellery janë emra që nuk u gjendën rastësisht në biznesin e gurëve të çmuar, përkundrazi janë aty si pasojë e një tradite të hershme dhe pasioni të zjarrtë për artin e argjendarisë. Në një botë kur shumë brende imitojnë njëra-tjetrën, emra si Damiani, Roberto Coin, Crivelli e Chantecler spikasin për krijimet unike, stilin e rafinuar, teknikën e jashtëzakonshme dhe dizajnin origjinal.
View this post on Instagram
“Shprehja e traditës në argjendaritë tona përfaqëson një trashëgimi unike të bërë me pasion dhe vëmendje ndaj detajeve, një trashëgimi për të cilën jemi krenarë dhe dëshirojmë t’ua kalojmë fëmijëve tanë. Ne ndajmë këtë filozofi që frymëzon krijimet tona, të cilat ende bëhen me dorë në Itali,” ka theksuar më parë presidenti i Damiani, Guido Damiani.
View this post on Instagram
Në Kastrati Jewellery gjenden edhe dizenjot e atij që njihet si pioneri i risive në bizhuteri, Roberto Coin. Shumë nga stolitë e Roberto Coin kanë një rubin të vendosur brenda ose në pjesën anësore, trend që filloi pas koleksionit me gurë rubini, “Appasionata” në vitin 1996. Në ditët e sotme, marka është një nga emrat më të preferuar të adhuruesve të modës dhe xhevahireve të çmuar.
View this post on Instagram
Krijimet artizanale cilësore, vendosja e gurëve të çmuar të pastër dhe dizenjot ekstremisht perfekte “firmosën” suksesin e Crivelli-t. Marka me përvojë që prej vitit 1970, e gjendur në Kastrati prej kohësh, i mëshon elegancës, klasikes, por pa lënë pas dore në krijim këndvështrimin modern.
View this post on Instagram
Një tjetër emër me rëndësi në Kastrati është De Grisogono, krijuar në Gjenevë nga mjeshtri i diamanteve të zinj, Fawaz Gruosi në 1993. Pas asaj periudhe, ikona mode si Sophia Loren, dukesha e Cornwall-it, Camilla apo Sharon Stone kanë adhuruar stolitë me diamantë dhe perla.
View this post on Instagram
Me po të njëjtin adhurim, besnikët e modës së lartë dhe stolive të çmuara iu drejtuan edhe Chantecler-it, që ndikuar nga pamjet piktoreske të Capri-t në Itali, la gjurmë në industrinë e argjendarisë përmes dizenjove të guximshme dhe ekstravagante.
View this post on Instagram
Mund të flasim pambarim për emrat prestigjiozë, ekskluzivitet i Kastrati Jewellery, por po e mbyllim me Stenzhorn, stolitë e të cilit frymëzohen nga pamjet piktoreske të natyrës.
View this post on Instagram
Në 25 vite përvojë, Kastrati Jewellery dallon në treg jo vetëm përmes markave më ekskluzive në botë, por edhe përmes sigurisë së lartë – që reflektohet që te dera e bllokuar në hyrje të dyqanit, e cila hapet vetëm me miratimin e personelit – dhe besimit e marrëdhënies së ndërtuar me klientët, të cilëve u sigurohet autenticiteti për çdo produkt të blerë.
View this post on Instagram
Te Kastrati Jewellery, i cili është thjesht më i mirë dhe ka sjellë risi në tregun vendas, gjenden dhuratat të cilat trashëgohen brez pas brezi, gjenden aksesorët të cilët fillojnë nga ata simbolikë e deri tek bizhutë që bëjnë diferencën e sigurisht nuk mund të mungojnë unazat-rreth të fejesës, qofshin klasike ose të punuara me një qasje moderne. Në një treg si Shqipëria, ku ndonjëherë jo vetëm që nuk është konkurrues, por është abuzues, Kastrati Jewellery garanton besueshmërinë për stolitë me diamantë dhe çfarëdo guri të çmuar, për të cilat kush mundet, di ku të drejtohet.
View this post on Instagram