Nxitur nga rreziku i koronavirusit që shpërtheu në Kinë, një javë më parë Ministria e Punëve të Jashtme udhëzoi shtetasit shqiptarë të shmangin medoemos udhëtimet drejt këtij shteti. Sidoqoftë, duke ditur se ka raste të konfirmuara me koronavirus edhe në shtete të tjera, njerëzit janë stepur disi nga të udhëtuarit nga frika e infektimit. Ai që mendojmë se po e vuan më shumë se të tjerët këtë lloj ngecjeje është Blendi Fevziu, që ka krijuar idenë sikur e zë paniku të rrijë dy ditë rresht në Shqipëri.
Së fundi, gazetari ka postuar një tufë me foto të vjetra. Këto për shembull janë në New York në vitin 2000, në Washington në vitin 1995 dhe në Washington në vitin 1996.
View this post on Instagram
Kjo është nga prilli i 2019-s, në Senegal.
View this post on Instagram
Këto janë nga 2004-a, në Pekin dhe në Murin e Madh Kinez.
View this post on Instagram
Kjo është nga 2018-a, në Honolulu, Hawai.
View this post on Instagram
Dhe kjo është një foto e vjetër me Ismail Kadarenë, në nder të ditëlindjes së tij.
View this post on Instagram
Kur u lodh me fotot e vjetra dhe me kujtimet nga udhëtimet e të kaluarës, Fevziu u kthye në turist në qytetin e tij. Teksa xhironte, gazetari realizoi këto foto në Tiranë.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Pastaj u mbush kupa, paketoi një çantë të vogël dhe u nis drejt Krujës. Njeri është dhe ai, ka nevojë të dalë, qoftë edhe në Krujë që është një grusht vend.
View this post on Instagram
Shpresojmë për të mirën e të gjithëve që gjendja alarmante e shkaktuar nga koronavirusi të zgjidhet sa më shpejt. Por shpresojmë gjithashtu për të mirën e Blendit, që t’i rikthehet rutinës dhe vijë në vete.