Ky do të jetë një ndër muajt më të mirë të vitit. Kohën do ta zini me zhvillimi të reja në karrierë, prandaj rekomandohet që të vini në vijë çështjet financiare.
Së shpejti do të ndjeni dëshirën për një ndryshim në rutinë dhe do të udhëtoni diku. Për fat të mirë, planetet janë në anën tuaj dhe mund të udhëtoni larg ose afër gjatë tre javëve të para të shkurtit.
Gjithashtu, ka mundësi të ndodheni në një qytet të largët, por brenda katër ditësh nga hëna e plotë e 8 shkurtit, do të vendosni të udhëtoni në një qytet pranë. Ose mund të rregulloni biletën dhe të ndaloni në një qytet të tretë midis dy të lartpërmendurve. Si Binjak, ju pëlqen t’i bëni gjërat dyshe. Pse të mos vizitoni një qytet tjetër teksa ndodheni larg shtëpisë. Do t’ju shoqërojë dikush – ndoshta partneri. Nëse është udhëtim pune, do të keni pranë një koleg ose klient.
Shkurti do të jetë një muaj i shkëlqyer për karrierën tuaj. Planetet parashikojnë një intervistë për një revistë, artikull ose emision. Ose mund të merrni një ofertë nga një firmë konkurrente. Nëse jeni të vetëpunësuar, mund të gjeni një klient fitimprurës që do të ngrejë reputacionin tuaj.
Momenti më i rëndësishëm i karrierës suaj do të ndodhë pas hënës së re te Peshqit më 23 shkurt. Përgatituni për këtë moment që në fillim të shkurtit. Pozicioni i hënës së re në lidhje me Marsin nënkupton se kjo ndodhi do t’ju sjellë shuma të majme parash.
Pozicioni i Jupiterit këshillon të mos paguheni me rrogë fikse, por në bazë të performancës. Pra, bonuse, komisione, tarifa, të gjitha janë më të preferueshme se një rrogë për ju gjatë shkurtit. Sa më shumë të punoni, aq më shumë fitoni.
Nëse punoni në industrinë e argëtimit, muzikës ose arteve, të ardhurat tuaja do të jenë edhe më të mëdha.
Dashuria do të shohë ditë të mira nga 7 shkurti deri më 4 mars. Do të keni plot mundësi për t’u relaksuar me miqtë ose për të njohur njerëz të rinj.
Për Binjakët e lidhur, Shën Valentini s’mund të ishte ditë më magjike se kaq. Nëse lidhja juaj është serioze, mund të fejoheni gjatë një mbrëmjeje romantike. Çiftet e martuar do të kalojnë një darkë private në shoqërinë e njëri-tjetrit. Kupidi dhe engjëjt e tij do të fluturojnë mbi kokat tuaja. Do të jetë një natë e mrekullueshme.
Këtë fillim shkurti, në mendje keni ende një marrëdhënie. Mendonit se i kishit diskutuar gjithë gjërat e nevojshme muajin e kaluar, por gjejnë mënyrën të rikthehen në bisedat tuaja. Ju duket sikur diçka nuk shkon, sikur përsërisni veten pambarimisht.
Keni shumë planete në shtëpinë e shtatë të marrëdhënieve të përkushtuara që do të thotë se ose do të keni ditë shumë të lumtura, ose aspak të lumtura. Nuk ka vijë të mesme. Ndjenjat janë të polarizuara prandaj këto ditë mund të ketë ndryshime drastike në statuset e marrëdhënieve tuaja.
Ju jeni shenja që ka më shumë shanse të martohet këtë vit. Nëse jeni të martuar, partnerit tuaj do t’i shkojë mbarë dhe ju do të përfitoni prej kësaj. do të keni mundësi të udhëtoni dhe të shkoni diku me pushime bashkë.
Dita e Shën Valentinit do të jetë perfekte për ata që duan të kremtojnë lidhjen e tyre romantike.
Për sa i përket Gaforreve që duan të largohen nga një lidhje e palumtur apo partneritet biznesi, do t’ju duhet t’i bisedoni çështjet ku ju dhe pala tjetër mbani anë të kundërta. Mund të dilni në përfundimin se s’mund të gjeni gjuhën e përbashkët, por ia vlen gjithmonë të mundohesh të krijosh një lidhje të fortë e të konsoliduar.
Vizitat me një psikolog që është ekspert për sa i përket marrëdhënieve janë një ide e mirë. Jupiteri do t’ju afrojë me partnerin romantik ose do të bëjë që të bini dakord me partnerin në biznes.
Një udhëtim relaksues me njeriun e zemrës është mënyra më e mirë për të qenë pranë njëri-tjetrit. Do të keni mundësinë perfekte për t’u larguar më 23 shkurt. Zgjidhni një vend të largët, aty ju pret fati i mirë.
Shkurti do të jetë një muaj i shkëlqyer për ju. Urani do të ndriçojë sektorin e miqve, shpresës dhe dëshirave. Udhëtoni për të takuar një mik të vjetër ose udhëtoni me një të tillë. Mund të shkoni në festën e ditëlindjes a dasmën e dikujt që e doni shumë. Java e fundit e shkurtit premton momente të bukura dhe duket se do të udhëtoni larg për t’i përjetuar.
Arsyeja e dytë është Jupiteri do të përshëndesë Neptunin në sektorin e martesës/përkushtimit. Do të jeni të aftë të komunikoni në mënyrë të drejtpërdrejtë me partnerin.
Nëse nuk largoheni dot nga shtëpia, gjeni diçka tjetër argëtuese që nuk ka lidhje me punën. Jeni të etur për stimulim këtë shkurt dhe duhet të largoheni nga rutina e vjetër. Përjetoni gjëra të reja pasi keni plot energji.
Në fillim të muajit, hëna e plotë në Luan më 8 shkurt do të pjekë disa çështje financiare. Do t’ju pëlqejnë lajmet që do të merrni, pasi Marsi do t’ju mbështesë. Kjo do të thotë që do t’ju ngarkohet një detyrë e re ose do të bëni për vete një klient fitiprurës. Sidoqoftë, llogaria juaj bankare do të pasurohet. Nëse punoni për të tjerë, performanca e shkëlqyer do t’ju ndihmojë të ngriheni në detyrë.