Fletore Kinemaje

Nisur nga Lori Hoxha: 7 histori të vrasësve serialë që duhet t'i shihni!

Shkruar nga Anabel

5 Shkurt 2020

Nisur nga Lori Hoxha: 7 histori të vrasësve serialë që duhet

Pak minuta më parë, Lori Hoxha postoi disa Instastory, por ne ngecëm tek kjo.

Nisur nga Lori Hoxha: 7 histori të vrasësve serialë që duhet

Një reagim i Lorit, sa herë sheh që në Netflix del një dokumentar i ri për një vrasës serial.

"Unë mund të mos di shumë gjëra, por di që nëse ke qenë prezent në një skenë krimi, ADN-ja jote destinohet të lidhet me të dhe kujdes me flokët! Ato dreq bien shumë!"- shkruan Hoxha, si për të na treguar dashurinë që ka për serialë të tillë, që në qendër kanë krimin dhe një vrasës serial.

Meqë jemi këtu, më poshtë keni një listë me dokumentarë të tillë:

#1. BTK: A Killer Among Us (2019) 

Nisur nga Lori Hoxha: 7 histori të vrasësve serialë që duhet

Për çfarë flet? 

Për 31 vite, Dennis Radar (vrasësi BTK) ishte i aftë të jetonte një jetë të dyfishtë. Kronikat e dokumentarit tregojnë intervistat e tij me autoritetet, viktimat e tij, marrëdhënien me vajzat, familjen dhe gazetarët.

Ku ta shihni: Amazon Prime Video.

#2.Monster in My Family: Happy Face Killer (2015)

Nisur nga Lori Hoxha: 7 histori të vrasësve serialë që duhet

E keni menduar ndonjëherë si është të jesh fëmija i një vrasësi serial? Ky dokumentar i dedikohet, Melissa Moore, vajzës së Keith Hunter Jesperson (i njohur ndryshe si vrasësi me fytyrë të lumtur). Aty ajo tregon gjithë përjetimet që iu desh të kalonte kur mësoi se i ati ishte vrasës i frikshëm.

Ku ta shihni: YouTube

#3.Manson (1973)

Nisur nga Lori Hoxha: 7 histori të vrasësve serialë që duhet

Ky dokumentar hyn shumë thellë në jetën e vrasësit famëkeq, Charles Manson dhe familjes së tij. Aty, përfshihen intervista me pjesëtarë nga klani Manson dhe ngjarje të vërteta nga jeta e tyre. "Manson" u nominua edhe në Academy Aëards për çmimin Dokumentari më i mirë.

Ku ta shihni: YouTube

#4. "The Pig Farm"

Nisur nga Lori Hoxha: 7 histori të vrasësve serialë që duhet

Ky dokumentar eksploron pse u deshën kaq shumë vite për të kapur vrasësin serial më të famshëm të Kanadasë. Aty përfshihen shumë zbulime tronditëse të gjithë atyre që e dinin çfarë bënte dhe kur.

Ku ta shihni:iTunes.

#5. Albert Fish: In Sin He Found Salvation (2007)

Nisur nga Lori Hoxha: 7 histori të vrasësve serialë që duhet

Dokumetari flet për historinë e vërtetë dhe të frikshme të Albert Fish, i moshuari kanibal, sadomazokist dhe vrasësi serial që joshte fëmijët për t'i vrarë, në Neë York. Ai i vriste, torturonte dhe i shkaktonte dhimbje të tjerëve në ëmër të sakrificës dhe lutjeve biblike.

Ku ta shihni: Amazon Prime Video.

#6. Born to Kill? Richard Trenton Chase: The Vampire of Sacramento (2010)

Nisur nga Lori Hoxha: 7 histori të vrasësve serialë që duhet

Richard Chase vrau 6 njerëz brenda një muaji në fundin e viteve '70-të. Një prej viktimave të tij ishte një grua shtatzënë, të cilën e vrau në shtëpi dhe më pas bëri seks me trupin e saj.

Ku ta shihni: Dailymotion.

#7.Serial Killers: John Wayne Gacy (1999)

Nisur nga Lori Hoxha: 7 histori të vrasësve serialë që duhet

John Wayne Gacy, njihej si "Vrasësi Klloun", u akuzua për vrasjen e 33 njerëzve në 1980. Ai përdhunonte, torturonte dhe i vriste të gjithë viktimat, shumë prej të cilëve ishin djem adoleshentë. Në dokumentar, përfshihen fakte nga jeta e tij e dyfishtë dhe intervistat e vetë vrasësit të tmerrshëm.

Ku ta shihni: YouTube