Celebrity

Elon Musk do të bëhet baba: E dashura flet për shtatzëninë

Shkruar nga Anabel

5 Shkurt 2020

Elon Musk do të bëhet baba: E dashura flet për

Elon Musk dhe Grimes, e dashura e tij, do të bëhen prindër. Muzikantja foli rreth shtatzënisë në disa postime në Instagram dhe në një intervistë për Vogue. Të martën, ajo konfirmoi se është në javën e 25 dhe se po has vështirësi në “balancimin e punës dhe shtatzënisë.”

“Ka qenë një përvojë e vështirë,” tha Grimes nën një foto. “Pata ca komplikacione javët e para, një trimestër të dytë normal, por tani po fillon të më dhembë gjithçka. Si kanë qenë përvojat tuaja?

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Grimes (@grimes) on

Këngëtarja kanadeze, emri i vërtetë i të cilës është Claire Boucher, tha se “s’e kuptonte mirë ç’meseleje i ishte futur” dhe se nuk i dinte ndikimet e shtatzënisë në trup.

“Mendoj se s’isha përgatitur mjaftueshëm sepse shtatzënia s’diskutohet dhe nuk flitet aq sa duhet,” shkruan Grimez. “Gjithçka është në rregull, vetëm se e kam më të vështirë të punoj. Mund të shkruaj dhe kam ide të çmendura, por s’bëj dot asgjë fizike.”

Në videon e realizuar për Vogue, Grimes tha se që kur ngeli shtatzënë, ka pasur skuqje në fytyrë dhe probleme me lëkurën.

Në janar, Grimes postoi një foto nudo të vetes ku vihej re një fetus i Photoshop-uar mbi barkun e saj. Këtu nisën thashethemet se ajo dhe Elon Musk do të bëheshin prindër.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Grimes (@grimes) on

Pak ditë më vonë, muzikantja postoi një tjetër foto duke përkëdhelur barkun e fryrë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Grimes (@grimes) on

Grimes dhe Elon Musk, miliarderi nga Afrika e Jugut, CEO i Tesla dhe Space X, janë bashkë që prej majit të 2018-s. Ata e bënë publike marrëdhënien e tyre në maj, kur u shfaqën bashkë në tapetin e kuq të Met Gala.

Ky është fëmija i parë për Grimes dhe i gjashti për Elon Musk. Ai ka pesë fëmijë me gruan e mëparshme, një set binjakësh dhe një set trinjakësh.