Showbiz dhe TV

Klea Huta konfirmon shtatzëninë dhe zbulon gjininë e bebit

Shkruar nga Anabel

6 Shkurt 2020

Klea Huta konfirmon shtatzëninë dhe zbulon gjininë e bebit

Zyrtarisht, Klea Huta dhe Elgit Doda do të bëhen prindër. Konfirmimi i shtatzënisë u bë nga Klea, e cila postoi disa video duke blerë rroba për bebe .

Gjatë gjithë kohës, kamera fokusohet te sektori i rrobave për djem, duke zbuluar kështu edhe gjininë e bebit.

Klea Huta konfirmon shtatzëninë dhe zbulon gjininë e bebit

Klea Huta konfirmon shtatzëninë dhe zbulon gjininë e bebit

Zërat se Elgiti dhe Klea do të bëhen prindër filluan disa javë më parë. Dyshimi lindi në puntatën e “Shiko kush luan”, ku kamera fokusohej disa herë të barku i Kleas. Zërat u konfirmuan më pas edhe nga burime për Anabel.al.

Bashkë që prej 2017-s, Klea dhe Elgiti i thanë “po” njëri-tjetrit në një ceremoni intime në shkretëtirën Agafay në Marrakesh, Marok. Ndonëse fotot u publikuan më 26 janar, është ende e paqartë se kur ndodhi ceremonia private. “Unë thashë po,” shkroi Elgiti me humor. “Faleminderit që ekziston.”