Nëse edhe ju besoni se hoteli është një vend për të fjetur një apo dy netë kur lind nevoja, bëhuni gati të besoni të kundërtën.
Ju dilni nga liqeni. Nuk e dini ç’ju solli aty, ndoshta lodhja, ndoshta dëshira për të ecur. Ratë në mendime dhe pa parë ku ju çojnë këmbët, përfunduat në derën e Unik Hotel. Pse jo, thoni ju. Kush s’meriton të llastohet.
Në fund të një korridori të shkurtër, gjeni dikë që jua lexon dëshirën për paqe. Ju drejton për nga ashensori, që ju çon drejt e te recepsioni. Pse s’ka më shumë njerëz që ju thjeshtësojnë jetën në këtë mënyrë?
E gjeni veten të rrethuar nga e gjelbra, e arta dhe e errëta e mermerit. Recepsioni ju sugjeron një suitë. Ju pohoni me kokë, jeni të bindur që do t’ju pëlqejë. Si mund të mos ju pëlqejë një suitë?
Korridore elegante ju çojnë në katin e fundit, në suitën që natyrshëm ka tarracë. Keni ardhur të fikni mendjen, duhet medoemos një vend nga ku mund të shijosh perëndimin e diellit, blunë e liqenit a të gjelbrën e pemëve.
Shtrati është gjigant dhe oh kaq i butë, çarçafët mbajnë aromë puhize, jastëkët ndjellës. Mund të flini me me orë të tëra, por jo tani. Ju pret një dush.
Banja e bollshme është e bardhë për t’i falur sa më shumë dritë. Tualeti është i veçuar nga dushet. Ju dilni në përfundimin që të gjitha tualetet duhet të jenë veçmas dusheve. Freskoheni shpejt e shpejt sepse ju pret darka.
Restoranti poshtë Unik Hotel, Gambero Gourmet ju servir carpaccio salmoni të marinuar, shërbyer me panxhar dhe portokall. Ruheni të mos lëpini gishtat. Deri më sot, s’besonit se një verë mund të komplementojë shijen e ushqimit. Nga ky moment e besoni.
Ngjiteni sërish në suitën tuaj për një gotë shampanjë, por kësaj here në qiell të hapur. Ëndërroni me sy hapur në ballkon, kush e di për sa minuta a orë. Shihni dritat e qytetit, valëzimet e ujit, njerëzit që ecin, bisedoni mbi gjithçka dhe asgjë.
Pa e kuptuar, shampanja ju ka trullosur dhe ashtu ngadalë ngadalë – fundja s’ju nxiton asgjë në botë – çapiteni drejt shtratit. Bëni një gjumë pa ëndrra, pa shqetësime, pa zgjime, pa etje. Gjumë të thellë e të plotë. Ndoshta është meritë e dyshekut.
Dilema e vetme që duhet të zgjidhni është se ku doni ta hani mëngjesin. Në dhomë? Në dhomë atëherë. Petullat janë fiks siç i bënte gjyshja. Veza e zjerë sa ju pëlqen ju. Gjalpi, reçeli, lëngu i portokallit... Si është e mundur që ushqimet më të thjeshta janë gjithmonë më të shijshmet.
Jeni gati të ktheheni në realitet? Ishte vetëm një natë, por u shlodhët sa për një javë vetëm duke e lexuar përvojën në Unik Hotel. Imagjinoni sa do të shlodheni kur ta provoni vërtet.
Unik Hotel ndodhet në Rrugën Eduard Mano në Tiranë në afërsi të Kopshtit Zoologjik. I gjeni në Instagram dhe te ky numër telefoni: +355 69 258 8889