Kinema & TV

Bëri histori në Oscar: 6 filma të Bong Joon Ho që janë po aq fantastikë sa ‘Parasite’

Shkruar nga Anabel

11 Shkurt 2020

Bëri histori në Oscar: 6 filma të Bong Joon Ho që janë

Në vetëm pak muaj, “Parasite” u bë filmi që arriti të triumfonte në Festivalin e Filmit në Kanë, duke rrëmbyer çmimin më të rëndësishëm, Palme d’Or, u bë filmi i parë nga Koreja e Jugut që fitonte një Golden Globe dhe bëri histori në Oscars, duke u bërë filmi i parë jo në gjuhën angleze që fiton “Best Picture”, ku në gjithë historinë e Oscars janë nominuar vetëm 11 filma ndërkombëtarë në kategorinë e “Filmit më të mirë”.

Bëri histori në Oscar: 6 filma të Bong Joon Ho që janë

Për tifozët e regjisorit Bong Joon Ho, filmi i të cilit fitoi edhe për “Regjinë më të mirë”, “Skenarin më të mirë” dhe “Filmin më të mirë në gjuhë të huaj”, Oscar qe padyshim një arritje e jashtëzakonshme, megjithëse ai punon prej vitesh dhe ka sjellë disa filma që meritojnë vëmendje po aq sa “Parasite”.

Bëri histori në Oscar: 6 filma të Bong Joon Ho që janë

Quentin Tarantino, siç theksoi edhe Bong në fjalimin e tij në Oscars, ka qenë ndër të parët që është përpjekur të sjellë filmat e Bong në botën anglishtfolëse.

Filma të tjerë që sugjerojnë fansat e Bong janë:

"Barking Dogs Never Bite"(2000)

I frustuar nga qentë që lehin me zë të lartë, Sung-jae Lee organizon një luftë kundër qenve në apartamentet rrotull.

Bëri histori në Oscar: 6 filma të Bong Joon Ho që janë

"Okja" (2017)

Për 10 vite, Mija ka qenë kujdestare dhe shoqëruese e vazhdueshme e Okja-s, një kafshë masive, për të cilën kujdeset në shtëpinë e saj në mal. Por gjithçka ndryshon kur Okja-n e trasportojnë në New York.

Bëri histori në Oscar: 6 filma të Bong Joon Ho që janë

"The Host" (2006)

Një përbindësh i paidentifikuar shfaqet në lumin Han në Seul dhe vret me qindra njerëz dhe rrëmben Hyun-Seo. Kur familja e saj mëson se po mbahet rrob, vendosin ta shpëtojnë atë. “The Host” është filmi me fitimin më të madh i të gjitha kohërave në Korenë e Jugut.

Bëri histori në Oscar: 6 filma të Bong Joon Ho që janë

"Memories of Murder" (2003)

Një dedektiv i njohur në qytet ndihmon dy policë të hetojnë një vrasës serial.

Bëri histori në Oscar: 6 filma të Bong Joon Ho që janë

"Snowpiercer" (2013)

Një eksperiment që tenton të ndalojë ngrohjen globale shkon keq dhe shkakton një epokë akullnajash.

Bëri histori në Oscar: 6 filma të Bong Joon Ho që janë

"Mother" (2009)

Një e ve (Kim Hye-ja) jeton me djalin e saj me probleme mendore, (Won Bin) në një qytet të Koresë së Jugut, ku ajo pastron dhe shet bimë medicinale. Nëna dhe djali bëhen pjesë e një makthi, ku zbulohet trupi i vrarë i një vajze. Pasi akuzat rëndojnë mbi të birin dhe sistemi i drejtësisë nuk funksionon, nëna merr kontrollin e situatës.

Bëri histori në Oscar: 6 filma të Bong Joon Ho që janë