Muzika

Alban Ramosaj dhe Niki Delijorgji sjellin këngën më seksi për Shën Valentin

Shkruar nga Anabel

14 Shkurt 2020

Alban Ramosaj dhe Niki Delijorgji sjellin këngën më seksi

Një boom këngësh u publikuan për Shën Valentin dhe fiks kur menduam se dëgjuam mjaftueshëm, KleoNiki a.k.a Niki Delijorgji dhe Alban Ramosaj kishin një as nën mëngë. Pak çaste më parë, dyshja më e përfolur e momentit për një romancë mes tyre, prezantuan “Unity”.

Alban Ramosaj dhe Niki Delijorgji sjellin këngën më seksi

Videoklipi nis në një natë me hënë të plotë, nga ato netët kur ujqërit hungërijnë në errësirë. KleoNiki – e cila së bashku me Albanin shkroi tekstin – ëndërron për një dashuri të zjarrtë, harmonike, ku të dy “zhyten” në shqisat e njëri-tjetrit. Ndërveprimi i zjarrtë që duket sikur nis në Tokë, zhvendoset më pas në hapësirë, mes yjeve, shumë larg, aty ku humbasin sensin e kohës.

Alban Ramosaj dhe Niki Delijorgji sjellin këngën më seksi

“Unity” është kënga e parë e Niki Delijorgjit, për të cilën punon prej kohësh. Në maj të 2019-s, ajo tha për Anabel.al se “kënga ka kuptim të thellë dhe çdo njeri mund të krijojë historinë e vetë nga ajo që dëgjon dhe sheh në klip”.

Ajo zbuloi asokohe se se teksti është shkruar nga vetë ajo dhe se arsyeja pse ka zgjedhur të jetë artiste është se “dëshiron që përmes artit të saj të shërojë dhe motivojë njerëzit”.