Original

Alban Skënderaj duhet të ndalojë së bëri vetëm këngë të ëmbla dashurie

Shkruar nga Anabel

14 Shkurt 2020

Alban Skënderaj duhet të ndalojë së bëri vetëm

Kur vjen puna te muzika, Alban Skënderaj është artist në plot kuptimin e fjalës. Në një kohë kur ka një lloj përvetësimi kulturor – gjithmonë nëse mund ta quajmë kështu përdorimin nga veriu në jug të shqipes së dialektit geg – Albani na vërteton herë pas herë se të gjitha të folmet – në këtë rast shqipja standarde – ngjajnë mirë, mjafton të dish t’i sjellësh. Në një kohë kur kemi parë e dëgjuar mjaftueshëm këngë me “makina, armë dhe lekë”, Albani na shfaq një çift të dashuruarish që lazdrohen me njëri-tjetrin. Kujtoni këngën e sotme “Çdo ditë një Shën Valentin”, “Duamë”, apo “Drejt në zemër”. Kur nuk ka çifte, është Albani që këndon “Faleminderit”, ose është dikush që vallëzon e lumtur si “Lea”, apo vjen Noizy dhe këndojnë bashkë “Drejt suksesit” ose Young Zerka për “Deja Vu” a “24 orë”. Ok, bukur deri këtu.

Nuk e dimë nëse e keni vënë re (në fakt, dyshojmë për këtë) por më e përceptueshme është epoka e dinosaurëve sesa periudha kur Albani “vuante” nëpër këngë. Këngëtari nuk është shquar ndonjëherë si “ai që vetëm qan nëpër këngë”, sepse ka debutuar me një kompozim perlë kushtuar dashurisë, si “Vetëm ty”.  Mirëpo e ka gjetur veten jashtëzakonisht mirë edhe te baladat e trishta. Këngë si “Thirrje e dëshpëruar” apo “Refuzoj”, kjo e fundit fituese e Kënga Magjike 2012, kanë lënë mjaftueshëm gjurmë sa për t’u përsëritur.

Alban Skënderaj duhet të ndalojë së bëri vetëm

Siç mund ta shihni, në sondazhin në @anabel_media në Instagram, në vetëm 2 orë, afro 9000 njerëz votuan se “i ka marrë malli për një këngë zemërthyese” nga Albani. Ndoshta Shën Valentini nuk ishte dita e duhur për një baladë të trishtë, por s’ka gjë, presim ne.