Johnny Depp firmosi një peticion të premten vonë për të hedhur poshtë kërkesën e bërë nga ish-bashkëshortja, Amber Heard – e cila kërkon të marrë kompaninë e Harvey Weinstein për të zbuluar detaje për marrëdhënien e këtij të fundit me Johnny Depp.

Kërkesa e Heard synon që të zjerrë të tjera detaje, pasi Depp e paditi atë për plot 50 milionë dollarë për shpifje. Sipas Depp, akuzat e Heard se ai e ka dhunuar ishin të pavërteta.
Kërkesa e Amber Heard kërkon një numër të madh dokumentesh, duke përfshirë edhe komunikimet mes Depp dhe Harvey Weinstein. Ajo kërkon të dokumentojë aktetet e dhunës së kryer gjatë realizimit dhe promovimit të “Libertine”, një film i prodhuar nga kompania e Weinstein, ku luan Johnny Depp.
Në fillim të shkurtit, Johnny Depp dhe avokatët e tij theksuan se besojnë se një regjistrim i publikuar së fundi vërteton se ish gruaja e tij ishte në fakt dhunuesja dhe jo e dhunuara. Në audio dëgjohen Depp dhe Heard që debatojnë. Debati merr përmasa fizike. Heard pranon, sipas transkriptit, se nisi një sherr fizik. Më pas, Depp i thotë se ajo e gjuajti me grusht.
Është ende e paqartë si do të vijojë situata, tani që është përfshirë edhe Harvey Weinstein, abuzues dhe përdhunues i dhjetërave grave në Hollywood.