Parfume

Burri më seksi në botë mban aromë yndyre viçi të përpunuar

Shkruar nga Anabel

17 Shkurt 2020

Burri më seksi në botë mban aromë yndyre viçi të

Ndonëse është imazh që prej vitit 2013, Robert Pattinson nuk mban aspak aromë si Dior Homme – livando, qitro, kakao dhe patchouli. Burri më seksi në botë, të paktën sipas shkencës, mban aromë yndyre viçi të përpunuar.

Prisni, mos u habisni sepse ka një shpjegim. Në një intervistë për Allure, aktori tregoi se miqtë i thonë se mban aromë pastelash – lapsa të butë me ngjyra që përdoren për të pikturuar dhe janë të bërë nga dylli, një lloj rrëshire dhe ngjyruesa. Po yndyra e viçit ç’lidhje ka?

Burri më seksi në botë mban aromë yndyre viçi të

Të gjithë lapsat pastel, edhe ato për fëmijë, kanë në përbërje yndyrë viçi të përpunuar, e cila i bën më të qëndrueshëm dhe u jep aromën karakteristike. Mos u ndje keq Robert, pastelat mbajnë aromë të mirë.

Pattinson tregoi se nuk vendos parfum – as Dior Homme – sepse i duket vetja sikur është ngarkuar më shumë seç duhet.