Celebrity

Kapitull i mbyllur: Ç'bëhet me Kylie-n & shoqen e ngushtë pas skandalit?

Shkruar nga Anabel

18 Shkurt 2020

Kapitull i mbyllur: Ç'bëhet me Kylie-n & shoqen e

Uh, kanë ndodhur shumë gjëra që nga koha e skandalit të Jordyn Woods/Tristan Thompson/Khloé Kardashian, por jemi të sigurtë që nuk e keni harruar. Për herë të fundit, kur i përmendëm thamë se gjërat mes mikeshës tradhtare dhe Kylie Jenner-it po shkojnë mirë, por e vërteta qenka ndryshe.

Vajzat, dikur shoqe të ngushta, sot nuk kanë asnjë lidhje me njëra tjetrën! Kylie ka një grup tjetër shoqëror, kurse Jordyn u lodh duke kërkuar falje dhe s'ka ndërmend ta bëjë më.

"Tani Jordyn ka ndërmend t'i lërë gjërat siç janë! Ajo tha çfarë kishte për të thënë. Po punon dhe ka ca projekte të reja në dorë. Nuk është ndonjë gjë e madhe, por rëndësi ka që është e zënë."- u shprehën burime për People.

Nga ana tjetër, Khloe dhe Tristan vijojnë bashkëprindërimin edhe pse ky i fundit po përpiqet për më shumë. Sjellja e tij e mirë dhe detajet e ëmbla duket se nuk e kanë bërë Khloen të bindet se ja vlen një tjetër rikthim.

Skandalet e njëpasnjëshme të tradhtisë ishin të rënda për të. Tani për tani, nuk ka falje për asnjë nga tradhtarët. Jordyn humbi shoqen e ngushtë, ndërsa Tristan të dashurën e zemrës. Presim me ankth çdo të ndodhë në të ardhmen.