Shqipëria

Rasti tronditës në Fier: Mësuesit abuzonin seksualisht me të njëjtën nxënëse

Shkruar nga Anabel

18 Shkurt 2020

Rasti tronditës në Fier: Mësuesit abuzonin seksualisht me të

Ditë më parë, emisioni investigativ “Stop” transmetoi një rast tronditës në qytetin e Fierit, ku mësuesi i shkollës artistike “Jakov Xoxa”, Agron Bego, bisedonte me një zhargon ngacmues me një nxënëse. Së fundmi, të tjera dëshmi janë bërë publike.

Në videon e parë, Agron Bego i tregonte nxënëses se “kishte punuar zhigolo në shtëpi publike” dhe “e kishte dashnoren më të re se ajo”. Duke i ofruar që ta ndihmonte me mungesat, ai e thërret në zyrë dhe i thotë të mbyllë derën me çelës. Gjatë bisedës, Bego e pyet nxënësen “nëse ka kryer marrëdhënie seksuale” dhe shkon deri aty sa i thotë se “të mos bënte seks me bashkëmoshatarët pasi ata nuk dinë”.

Së fundmi, të tjera dëshmi janë bërë publike nga “Stop”. Një vajzë rrëfen se mësuesi i prekte në pjesët intime, gjoja me preteksin se po i kontrollonte diafragmën. “Që në ditët e javët e para të shkollës, profesori na pyeste me pyetje të çuditshme, nëse kishim të dashur, nëse kishim kryer ndonjëherë marrëdhënie seksuale,” tregon vajza. “Nga mesi i vitit, arriti deri aty sa edhe na prekte duke qenë se ne merreshim me kanto, duhet të kishim të zhvilluar diafragmën, që ndodhet në bark. Mendonte se na kontrollonte diafragmën dhe na prekte në zonat intime.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by TV KLAN (@rtvklan) on

Një djalë, rrëfen se Bego dhe kolegu i tij kryenin marrëdhënie seksuale me të njëjtën vajzë, diku 16 vjeç. Djali tregon se e “kishin bërë të madhe te stafi pedagogjik”, të cilët i kishin kërkuar të heshtnin. “Të gjitha thoshin të mos flisnim,” thekson ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by TV KLAN (@rtvklan) on

Çfarë është shqetësues në historinë në fjalë nuk është vetëm rasti i dy mësuesve që kanë abuzuar seksualisht me të miturat, por edhe heshtja e mësuesve të tjerë, të cilët jo vetëm që nuk kanë reaguar, por edhe u kanë kërkuar nxënësve të mos tregojnë.

Përsa i përket Begos, ai është arrestuar pasi u mor masa e arrestit “burg pa afat”. Në vijim gjeni dy videot, përfshirë edhe rastin e fundit të bërë publik.

Artikull i përditësuar*