Duke marrë parasysh dëshirën për arsim të lartë cilësor dhe mungesën e informacionit te studentët shqiptarë, Anabel bashkëpunoi me Study Care për t’iu përgjigjur gjithë pyetjeve që mund të keni. Shumë shpesh dëgjojmë se pavarësisht mundësisë apo vullnetit, nuk dinë nga t’ia nisin. Dhe me të drejtë. Rrugëtimi drejt një universiteti jashtë vendit është i komplikuar dhe i pandriçuar. Me ndihmën e një agjencie studimi si Study Care, u japim përgjigje gjithë paqartësive.
Nga t’ia nis?
Mënyra më e mirë për t’u informuar mbi mundësitë që keni është përmes panairit Study Abroad Saturday që Study Care organizon më 29 shkurt, në orën 12:00. Mjafton të regjistroheni te ky link dhe të paraqiteni te Hotel Plaza, në sallën Queen Geraldine.
Çfarë ndodh në panair?
Në Study Abroad Saturday do të jenë të pranishëm përfaqësues zyrtarë të 50 universiteve që bashkëpunojnë me Study Care. Studentët e interesuar mund të bisedojnë me secilin prej tyre në stendat e vendosura dhe të marrin informacionin që ju nevojitet. Përveç universiteteve, do të jenë të pranishëm edhe gjimnaze të ndryshëm në Angli, Sh.B.A. dhe Europë. Ata ofrojnë programe akademike dhe shkolla verore. Gjithashtu, stafi i Study Care do të jetë i pranishëm për t’ju asistuar me çdo gjë që mund t’ju nevojitet.
Sa kushtojnë shërbimet dhe pjesëmarrja në panair?
Shërbimet e Study Care dhe pjesëmarrja në panair janë falas.
Pse falas?
Study Care, si agjenci studimi, ka bashkëpunime me një sërë universitetesh dhe në bazë të kontratave me ta nuk u lejohet të paguhen nga studentët.
Çfarë kriteresh pranimi kanë universitetet e huaja?
Tre më të rëndësishmit janë mesatarja, niveli i anglishtes dhe buxheti.
Sa e rëndësishmja është mesatarja?
Është më e rëndësishmja. Varet nga universiteti, por normalisht kërkohet një mesatare rreth 7.5.
Po nëse s’e kam mesataren aq të lartë?
Për studentët me mesatare të ulët dhe me nivel jo të mirë të gjuhës angleze, rekomandohet ndjekja e një viti parapërgatitor, i njohur si Foundation Year, para programit Bachelor. Ky vit i ndihmon të rrisin mesataren, nivelin e anglishtes dhe rrjedhimisht, shanset e pranimit në universitet. Edhe për sa i përket nivelit Master, rekomandohet një vit Pre Master. Më shumë rreth këtyre programeve parapërgatitore mund të mësoni në panairin Study Abroad Saturday.
Sa kushton mesatarisht një vit studimi?
Universitetet që përfaqëson Study Care kanë këto çmime mesatare: Në Europë, një vit studimi kushton mesatarisht 10 mijë euro, në Amerikë 20 mijë dollarë dhe në Angli 12 mijë paund.
Si mund të aplikoj për bursë?
Nëse vendosni të aplikoni përmes Study Care, ata ju ndihmojnë edhe me aplikimin për bursën që ju takon. Madje, falë tyre jua aprovojnë. Sidoqoftë duhet patur parasysh se mesatarja duhet të jetë mbi 9 dhe niveli i anglishtes B2 ose B2+.
Sa bursë mund të më japin?
Universitetet në Amerikë ofrojnë bursa maksimumi 50% të tarifës së studimit, ndërsa në Angli 25%. Nëse bëhet fjalë për Master, vlera e bursës është edhe më e ulët.
A mund të studioj jashtë vendit pa shpenzuar fare?
Jo, është praktikisht e pamundur.
A lejohet të punosh teksa studion jashtë?
Studentët ndërkombëtarë mund të punojnë 20 orë në javë, pra një punë me kohë të pjesshme. Me të ardhurat e fituara, një student mund të mbulojë të paktën të ushqyerit.
Çfarë dokumentash nevojiten për aplikimin?
Për të aplikuar në universitetet angleze nevojitet pasaporta, lista e notave e përkthyer dhe e noterizuar, certifikimi IELTS, një letër motivimi, dy referenca (akademike ose profesionale) dhe një CV.
Për të aplikuar në një universitet amerikan nevojitet pasaporta, lista e notave e përkthyer dhe e noterizuar, certifikimi IELTS/TOEFL/Duolingo, një letër motivimi, dy referenca (akademike ose profesionale), CV dhe në varësi të universiteti provimi SAT.
Për universitete të tjera në Europë mund të pyesni në panairin Study Abroad Saturday sepse variojnë.
Në pranohem, ku do të jetoj?
Mund të akomodoheni në kampusin e universitetit ku jeni pranuar si student, te një i afërm ose jashtë kampusit. Study Care ju paraqet të gjitha mundësitë që keni dhe ju zgjidhni atë që ju përshtatet më së shumti.
A ia vlen të studiosh jashtë?
Arsimi është ndër të paktat gjëra që nuk zhvlerësohet kurrë. Aq më tepër kur bëhet fjalë për universitetet më të mira në Europë e Amerikën e Veriut. Studentët që studiojnë jashtë vendit janë profesionistë më të zotë në fushën e tyre dhe më të arrirë në karrierat personale. Në fjalë të tjera, një universitet i mirë është një e ardhme e sigurt.