Shqipëria

Reagon Ministria e Shëndetësisë pas mesazheve zanore për koronavirusin

Shkruar nga Anabel

23 Shkurt 2020

Reagon Ministria e Shëndetësisë pas mesazheve zanore për

Fill pas gjendjes kaotike të shkaktuar nga përhapja e koronavirusit në Itali, disa mesazhe zanore në WhatsApp u shpërndanë me shpejtësi, ku thuhej se në Shqipëri ka të prekur nga koronavirusi Covid-19. Përmes një deklaratë ne faqen e saj zyrtare në Facebook, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thekson “se nuk duhet konsideruar asnjë informacion i marrë në rrugë jo zyrtare”.

Deklarata e plotë:

“Të gjitha informacionet në rrugë jo zyrtare nuk duhen konsideruar. Nuk ka asnjë rast të koronavirusit në Shqipëri deri në këto momente

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton të gjithë qytetarët që të shmangin informacionet e rreme që në këto momente po përhapen për koronavirusin me qëllim rritjen e panikut.

Të gjitha informacionet që përhapen në rrugë jo zyrtare, në rrjete sociale, media, nuk duhet të merren në konsideratë pasi nuk referojnë situatën reale dhe dëmtojnë mbi të gjitha sigurinë publike duke përhapur panik të panevojshëm. Aq më pak duhen besuar mesazhe zanore dashakeqe, të sajuara dhe hedhur në qarkullim njësoj si ato të pak muajve më parë pas situatës së tërmetit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se të gjitha informacionet mbi situatën e koronaviriusit publikohen në faqen zyrtare të ministrisë dhe në profilet e saj në rrjete sociale dhe media.

MSHMS publikon çdo ditë informacionin zyrtar mbi koronavirusin në përputhje me udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë rekomandon të gjithë qytetarët që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 në rast të shfaqjes së çdo shqetësimi apo shenje klinike.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by The Anabel Life (@anabel_media) on