Bota

Dënohet me burg ish-producenti i famshëm pas akuzave për përdhunim & abuzim seksual

Shkruar nga Anabel

24 Shkurt 2020

Dënohet me burg ish-producenti i famshëm pas akuzave për

Ish-producenti i famshëm i filmave, Harvey Weinstein është shpallur fajtor për dy nga akuzat gjatë gjyqit për abuzimet seksuale.

Ai, është dënuar me akuza të vogla për përdhunim të shkallës së tretë dhe një akt seksual kriminal në shkallën e parë.

Dënohet me burg ish-producenti i famshëm pas akuzave për

67-vjeçari po përballet gjithashtu me akuza në Los Angeles për përdhunim dhe abuzim seksual ndaj 2 grave në 2013-in.

Weinstein u lirua nga akuzat më të rënda, për sulme të përsëritura seksuale, duke shpëtuar kështu nga dënimi me burgim të përjetshëm.

Më shumë se 80-gra, përfshi këtu aktore dhe personazhe të famshme e kanë akuzuar për ngacmime seksuale ish-producentin.

Deri më tani, ai rrezikon të dënohet minimalisht me 5 deri në 25 vite burgim. Vendimi përfundimtar për dënimin e tij do të merret me 11 mars.

Dënohet me burg ish-producenti i famshëm pas akuzave për

Weinstein u shpall fajtor për përdhunimin e dy grave, Miriam Haleyi, ish-asistente e tij (2006) dhe ish-aktorja, Jessica Mann, e përdhunuar në 2013-in, me të cilën ka patur një marrëdhënie abuzive.

Dënohet me burg ish-producenti i famshëm pas akuzave për

Dënimi i tij, është konsideruar si "epokë e re" nga lëvizja #MeToo movement dhe #TimesUp , fushata të cilat lindën pikërisht në mbështetje të grave të abuzuara seksualisht.

Për herë të parë, Weinstein u akuzua publikisht  në tetor të 2017-ës dhe në një artikull të Neë York Times thuhej se ai abuzonte prej vitesh me gratë e Hollywood-it, të cilat më vonë deklaruan dëshmitë e tyre.