Bota

Koronavirusi: Rreziku sipas grupmoshave

Shkruar nga Anabel

25 Shkurt 2020

Koronavirusi: Rreziku sipas grupmoshave

Deri më tani, koronavirusi i ka marrë jetën më shumë se 2663 njerëzve, ndërkohë që të prekur janë rreth 80 mijë të tjerë.

Pavarësisht rrezikshmërisë së lartë të tij, ka patur mjaft raste të cilat ia kanë dalë të shërohen plotësisht. Nga të dhënat e deritanishme, ka një grupmoshë më të prekur dhe më të rrezikuar se të tjerat.

Nisur nga të gjithë 72.314 raste të COVID-19, të konfirmuara e të dyshuara në Kinë që nga 11 shkurti, një letër e lëshuar nga KCDC-ja kineze (China Central Depository & Clearing) në 17 shkurt dhe e botuar në Revistën Kineze të Epidemiologjisë ka arritur në përfundimin që rreziku ndryshon bazuar në moshën e njeriut.

Koronavirusi: Rreziku sipas grupmoshave

Në listën më poshtë, përqindja paraqet rrezikun e vdekjes sipas grupmoshave, nëse dikush rezulton i prekur me COVID-19.

Koronavirusi: Rreziku sipas grupmoshave

Pra përshembull, grupmosha +80 ka 14.8% shanse për të vdekur nëse preken nga koronavirusi. Për fat të mirë, nuk ka patur asnjë rast fëmijësh të prekur nga virusi deri më tani. Sipas gjinisë, burrat kanë 2.8% shanse për të vdekur nëse preken nga virusi, kurse gratë 1.7%.

Koronavirusi: Rreziku sipas grupmoshave

Burimi: BBC