Njerëzit historikisht kanë qenë kureshtarë të mësojnë ç'thonë nishanet për ta. Nëse në një artikull të mëparshëm, kemi tregur si lexohen nishanet e fytyrës, kësaj here do flasim për lidhjen e tyre me pasurinë. Sipas dorëshkrimeve të lashta indiane, nishanet në 11 zona specifike të trupit paralajmërojnë pasuri.
#1. Nishani mbi buzë tregon se do t'i gëzohesh pasurisë që në rini.
#2. Nishan në hundë
Nishani në hundë, qoftë në pjesën ballore apo në anësore parashikon pasuri, vetëm se personi duhet të ketë durim dhe të presë momentin e duhur, për hapin e madh. Suksesi, fama, pasuria dhe udhëtimet do të vijnë diku rreth moshës 30- vjeçare.
#3. Nishanet në bel, po ashtu!
#4. Kur nishani është veçanërisht në shputën e këmbës do të mund të udhëtosh pafund, përgjatë gjithë jetës.
#5. Suksesi dhe pasuria do të të shoqërojnë gjatë gjithë jetës, nësë ke nishan në pëllëmbë të dorës
#6.Nishani në anën e djathtë të kraharorit paralajmëron jetë të qetë dhe shijim pasurie
#7.Nishanin në gishtin e vogël tregon të njëjtën gjë.
#8. Ai në anë të veshit gjithashtu!
#9. Ballë
Pritet të sistemoheni si mos më mirë edhe në rast se keni një nishan në qendër të ballit, në atë që njihet si zona e syrit të tretë.
#10.Nëse ke nishan në faqen e djathtë do të pasurohesh fill pas martesës
#11. Pranë kërthizës
Shumë para do të kesh edhe kur nishani gjendet pranë kërthizës, para që do t’i shpenzosh më së shumti për mirëqënien tëndë, kryesisht ushqim e veshmbathje.