Kunjat mes Keisit dhe Roza Latit – që nisën nga një skeç i moderatores me Stresin në “Why Not”, vazhdoi edhe më keq. Në rubrikën “Si ta bëjmë mizën balenë” në “Why Not”, Roza Lati dhe Stresi inskenuan një moment ku supozohet se reperi është në dhomën e një hoteli dhe papritmas i vjen një vajzë (Roza). Ajo përpiqet ta joshë dhe teksa bisedojnë – ku Stresi nuk e njeh dhe nuk do ta njohë – vjen policia dhe e arreston. Skena në dukje ishte një ironi ndaj arrestimit të Stresit në tetor të 2018-s. Keisi nga ana tjetër nuk qe fort e lumtur me skeçin në “Why Not”, pasi sipas saj, “tallet me eksperiencat, vuajtjet dhe hallet e të tjerëve”. Në Instagram, Roza shkroi:
“Më erdhi keq për këtë reagim të zonjushës. Do isha përgjigjur të dielën, ashtu siç bëri zonjusha, por rreshtat e mi do ishin thumbues dhe ofendues ashtu siç unë s’ta përtoj. Por, duke qenë se je femra që ke ngrënë bukë te shtëpia e shokut tim dhe ai të do fort, jam e detyruar të përmbahem, të lija ditët të iknin dhe të përgjigjesha me vonesë.”
Në vijim vazhdoi:
“Vërtet...ç’lidhje ke ti këtu njëherë? Unë imitoj femrat shushunja që të qepen nga hiçi, kam nxjerrë mirë të dashurin tënd. Ti ç’e ke këtë frymë protagonizmi. Pra, ideja për të bërë këtë skeç me Stresin e kishim që në tetor të 2018-s. Është ideja e Rita Latit. Ky skeç me Stresin ishte një ide gjeniale nga një artiste që ka 35 vite në skenë, që sapo ndodhi skandali, tha: ‘Me siguri nuk është kështu siç po e shet media. Këtij djali gjithmonë ja kanë ngecur. Duhet të bësh një skeç Roza, sikur je femra dhe sikur prej teje është lajmëruar policia. Sikur gjithçka po e bën veç që të dalësh në gazetë. Se kështu janë këto mi mam’. Ta marrin mirësjelljen për pretekst. Që ta trashësh muhabetin, do e kalosh në komedi skenike siç e ka stilin Why Not.”
Më pas, shtoi sërish:
“Por, nuk prisja kaq vrer shpirtzi në shkrim nga zonjusha që ka edukatë familjare dhe rri me telefon në dorë dhe do e ketë parë prej 3 vjetësh këtë emision, meqë qenkam e aftë për komedi e s’do më linin të bëja 'Why Not'. Ajo që më ofendoi mua, është komenti që më qenkan tharë idetë. Më fal vajzë, po ti me çfarë merresh në jetë? Kreativitetin sa për qind e ke? Pikërisht! Mos llap shumë. Merre qetë dhe protagonistët lëri në rresht të parë. Mos zë karrige me zor. Nuk kishte biletë për ty në atë skeç.”
Keisi nga ana tjetër, u përgjigj:
“E keni parasysh atë shprehjen ‘budallait hapi rrugë se budallai të bën për budalla’...Ti kur paske kaq vështirësi të kuptosh nuk jam ‘shoqja’ apo ai nuk është ‘i dashuri’ im. Jam gruaja, lëri më të tjerat. Quhet bashkëshort sa për dijeni! Dhe pikërisht duke e nisur nga ky fakt tregon mosrespekt ndaj meje dhe ndaj shokut tënd duke bërë skeçe që nuk i kanë hije askujt. Por gjithsesi pas pilafit dhe duke i menduar dhe përpunuar me ditë të tëra përgjigjet, të gjithë do duken si super inteligjentë. Kështu që në këtë rast more ti vëmendje në emisionin tënd që njihet veç për turp e asgjë më tepër. E ke qarë përsëri. Gjithsesi po të hap rrugë tani të thuash ç’të duash se të dhashë shumë vëmendje.”
Për sa i përket Stresit, ky i fundit reagoi dje në Instagram – ku mbrojti Rozën – ndaj është pak e çuditshme pse në këtë debat jokonstruktiv mes të dy vajzave, Keisi nuk merret me bashkëshortin, sepse s'na i merr mendja se moderatorja e mori me zor në emision.